• |
ide | kryesore

Moviola/ Juventus i favorizuar? Jo, sipas rregullores së re: nuk kishte penallti

-Instant, Sport



Juventus-Sampdoria mund të bëhet objekt leksioni për Serie A 2020/21 në nivel vendimesh arbitrale, në lidhje me prekjen me dorë në zonën e penalltisë. Në të 44′ e ndeshjes së luajtur në Stadium, Bonazzoli e drejtoi topin për në qendër të zonës, duke goditur në distancë të afërt krahun e majtë të Bonucci, që nuk ishte ngjitur me trupin. Arbitri Piccinini nuk fërshëllen penallti, VAR nuk ndërhyn e ndeshja vazhdoi pa asnjë masë.

Një ndryshim vlerësimi në krahasim me sezonin e kaluar (186 penallti të fërshëllyera, duke thyer cdo rekord), sipas indikacjoneve të reja të dizenjatorit Rizzoli që kishte pranuar se nuk donte të shihte “mbrojtësit si pinguinë”. Frika për të pësuar një penallti kundër, në fakt, i bënte mbrojtësit ti mbanin krahët ngjitur me trupin, një pozicion që nuk ndihmon zhdërvjelltësinë e lëvizjes.

Graziano Cesari, ish-arbitër tani specialist gjykimi në Pressing Serie A, e ka quajtur pozitiv vendimin e marrë nga Piccinini: “Krahu i Bonucci nuk është ai i një lojtari që kërkon të përfitojë. Jam dakord me arbitrin. Vitin e kaluar do ishte penallti, ishte aprovuar një rregull që nuk kishte kuptim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *