• |
ide | kryesore

“Ndërprisni bojkotin dhe takoni Kryeministrin”: Fidel Ylli tregon rrugën e zhbllokimit të ngërçit

-Instant, F1, Sport



“Gjithmonë do të ketë debate, por do të ketë zgjidhje. Është vullneti i kryeministrit dhe qeverisë, që ne kërkesat e Ligës t’i plotësojmë. Nuk mund të them, se do realizohen 100%, sepse janë disa gjëra teknike që duhet të flasim”. Këto janë fjalët me të cilat Fidel Ylli, ka treguar se e sheh positive mbledhjen e sotme me përfaqësuesit e Ligës Profesioniste të Futbollit: “Nga Liga ata duan të vazhdojnë bojkotin. Unë thash se nuk mund të negociojnë me kryeministrin nëse vazhdohet bojkoti. Duhet të vazhdohet kampionati dhe të jeni të bindur se unë nuk jam këtu si Fidel, por si i dërguar i kryeministrit. Nisni kampionatin dhe shumë shpejt do të jemi në zyrat e kryeministrit”.

Ylli madje e ka pozicionuar veten krah klubeve, duke i dhënë madje të drejtë në pikat e kërkuara, por ka kujtuar se nuk është financa fusha e tij e se në negociime të tilla është dicka që duhet marrë parasysh: “Takimi për mendimin tim ishte i frytshëm, kishte debate por jo aq të forta, pasi unë jam njeri i sportit. Është ministria e financave që do japë listën financiare. Këtë bojkot e bën Liga, por vendimet që do marrim do jetë për të gjithë sportin. Sporti do të futet në rrugën e drejtë, ne në ligjin e sportit e kemi bërë si europianët, të jetë shoqëri aksioner, nuk mund të varet nga bashkia”.

Ylli u largua i pari nga mbledhja, dukshëm i nervozuar për mënyrën si shkuan gjërat, por sërisht e sheh me pozitivitet zhvillimin, pavarësisht se për momentin, futboll nuk ka…



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *