• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit/ Java nis me diell dhe rritje temperaturash, afrohen reshjet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Java do të nisë e kthjellët. Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot kryesisht të qëndrueshëm. Në zonat jugore nuk përjashtohet mundësia për reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 12°C në 24°C, në zonat e ulëta nga 20ºC në 32°C dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 33°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Java pritet të marrë një kthesë të fortë sa i përket motit. Që nga e marta e në vazhdim, meteorologët parashikojnë ditë ku do të dominojnë reshjet e shiut, që do ta bënte javën e parë me reshje të tilla që përpara fillimit të verës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *