• |
ide | kryesore

Problemet për Muriqin te Lazio nuk kanë fund: pas dëmtimit, kosovari pozitiv me koronavirus

-Instant, Sport, Video



Vedat Muriqi ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Lajmi është bërë i ditur dje nga Turqia e, sipas asaj që filtron nga shoqëria bardhekaltër, është i konfirmuar. Sulmuesi kosovar është që tani në karantinë, asimptomatik, e duhet të qendrojë në Kosovë të paktën një javë. I dëmtuar me një tërheqje muskulare, ish-sulmuesi i Fenerbahçe nuk do të zbriste në fushë sidoqoftë me skuadrën e re deri në mesin e tetorit, menjëherë pas pauzës së kombëtareve.

Muriqi është bardhekaltri i parë që është infektuar me virusin. Sulmuesi mbërriti në kryeqytet të dielën e kaluar e, pasi kreu vizitat mjekësore, firmosi kontratën e re me Lazion, një 5 vjecare me një pagesë prej 2.2 milionë euro në sezon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *