• |
ide | kryesore

Salsano Rrapi tregon të vërtetën e largimit nga “Portokalli”

-Instant, Paparazzi, Slider



Salsano Rrapi ka qenë një nga emrat që është diskutuar për t’u larguar nga Portokallia. Në media u tha se pas 13 vitesh punë, aktori dhe moderatori i spektaklit të humorit kishte dhënë dorëheqjen për shkak të një përplasjeje me drejtorin e “Top Channel”, Ben Blushi. Pasi u fol e stërfol gjatë për këtë largim të presupozuar, Salsano ka vendosur t’i shuajë vetë të gjithë zërat. Me anë të një fotoje ai ka sqaruar se si qëndron e vërteta, duke zbuluar se edhe këtë sezon do të shfaqet në ekranin e “Top Channel”. Rrapi ka publikuar në Instagram një foto me aktorin tjetër të Portokallisë, Erdit Asllani, gjë që dëshmon se ai vazhdon punën në spektaklin e humorit. “Së shpejti bombë”, ka shkruar Salsano përkrah fotos, për të treguar se sezonin e ri do të kthehen akoma dhe më fuqishëm. Ndërkohë personazhe të tjerë të njohur kanë konfirmuar largimin nga Portokallia. Xhemi Shehu u përgjigj prerë për ndjekësit se nuk do të jetë më pjesë e spektaklit, po ashtu Renada Caci konfirmoi largimin përmes një postimi në rrjete sociale. Ndërsa aktorja tjetër Egla Ceno tha ekskluzivisht për iconstyle.al se kishte dhënë dorëheqjen nga Portokallia për shkak të mospërputhejeve në ide artistike me regjisorin Altin Basha.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *