• |
ide | kryesore

SHBA/ Arrestohet gruaja e dyshuar për dërgimin e një letre me helm për presidentin Trump

Lajme, Planet



Një grua e cila dyshohet se ka dërguar një letër që përmbante lëndë helmuese ricin në Shtëpinë e Bardhë, është arrestuar. Gruaja është arrestuar në kufi dhe kishte në zotërim një armë në momentin që është kapur. Javën e kaluar, autoritetet gjetën një pako që përmbante ricin, dërguar presidentit Trump. Pakoja dyshohet të jetë nga Kanadaja, ndërsa prania e ricinit u konfirmua pas 2 testeve të kryera. Byroja Federale e Hetimit dhe Shërbimi Sekret po hetojnë për të zbuluar se si është dërguar kjo pako por gjithashtu po kontollojnë dhe disa vende të tjera ku një pako e ngjashme mund të jetë dërguar.

Ricin është një përbërje toksike bimore e përdorur në komplotet terroriste. Më pak se 500 mikrogramë, një sasi e njëjtë me atë të një maje gjilpëre, mund të vrasë një të rritur. Nuk ka asnjë kundërhelm të krijuar dhe prodhimi i kësaj substance kushton shumë lirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *