• |
ide | kryesore

Suarez befason me klubin e ri: uruguajani akord me Atletico Madrid

-Instant, Sport



Do të jetë sërisht në Spanjë e ardhmja e Luis Suarez. Është i sigurtë Mundo Deportivo, sipas të cilit sulmuesi uruguajan ka gjetur akordin me Atletico Madrid. Colchoneros kanë vënë në tavolinë një kontratë dy vjecare prej 9 milionë në sezon. Sipas asaj që bën të ditur Rac1, sulmuesi 33 vjecar ka arritur marrëveshjen me Barçan, duke hequr dorë nga gjysma e pagës që i takon deri në 2021, në këmbim të transferimit me parametër zero. Zyrtarizimi do të bëhet sapo Atletico të kalojë Moratan tek Juventus.

Telenovela e gjatë Suarez është tashmë në fund, por me një episod të paparashikueshëm. Pas tërheqjes nga gara të Juventus, Atletico e gjeti rrugën të hapur, për lumturinë e Cholo Simeone që e pret krahë hapur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *