• |
ide | kryesore

Tiranë/ Arrestohet 41-vjeçari, vodhi para nga 2 makina si dhe 2 telefona

Lajme, Të fundit



Një 41-vjeçar është ndaluar për vjedhje nga Policia e Tiranës.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin të shtetasit D. T., 41 vjeç, pasi në rrugën “Emiljo Grandi”, u kap me një biçikletë e cila dyshohet të jetë e vjedhur.

Në vijim të veprimeve të kryera, bazuar dhe në pamjet filmike, dyshohet se ky shtetas, më datë 10.07.2020, në rrugën “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur shumën e parave 75 mijë lekë dhe dy telefona në mjetet e shtetasve F. M. dhe E. Ll.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *