• |
ide | kryesore

Tritoli ndaj Preng Gjinit/ Hetuesit dyshojnë se autori ishte pranë tij

Arkiva, Lajme, Të fundit



Hetuesit po vëzhgojnë me imtësi të gjitha kamerat e sigurisë pranë zonës ku ndodhi atentati me tritol ndaj Preng Gjinit, pasi mendojnë se personi që shpërtheu eksplozivin me detonator, ka qenë pranë ngjarjes.

Kjo për arsyen se hetuesit mendojnë se lloji i detonatorit të përdorur për bombën kërkon një afërsi me eksplozivin nga një distancë prej 200 deri në 400 metra.

Hetuesit gjithashtu kanë dyshime se personi që kreu atentatin mund të ketë qenë gjithashtu me makinë dhe ka ndjekur Gjinin, deri në momentin kur ky i fundit hyri në kthesë për të kaluar në urën pranë zonës së ish-NSHARAK-ut në Tiranë.

Kujtojmë se 6 ditë më parë Preng Gjini u hodh në erë me tritol. Fatmirësisht 50 vjeçari arriti t’i shpëtojë vdekjes edhe pse me dëmtime të konsiderueshme në pjesë të ndryshme të trupit.

Pista kryesore e hetimeve është hakmarrja, për shkak të konflikteve mes dy fiseve në Mirditë. Preng Gjini ka mohuar se ka konflikt me njeri, në dëshminë që ka dhënë para policisë.



1 Comment

  1. Eksperienca e këtyre 30 viteve na ka provuar dhe bindur se kjo skotë njerëzish pa ideale dhe pa skrupuj nuk kanë lënë gjë pa bërë dhe janë ndier të mbrojtur pasi drejtësinë e kishin kapur për fyti në saje të pushtetit që kishin.

    Kur, rastësisht, binin në rrjetën e drejtësisë, vraponin të vetëshpalleshin të ” përndjekur politikë “. Kur djegin Shqipërinë dhe sulmojnë institucionet me të gjithë arsenalin e armatimit pretendojnë se po luftojnë për ” demokraci “; kur vjedhin dhe shpërdorojnë paratë e buxhetit të shtetit i mbyllin gjyqet me ” procedura ” të shpikura ose ” i fitojnë ” ato ” pesë me zero ” dhe ne na tregojnë gishtin e mesit; kur vrasin njerëz të pafajshëm në bulevard pretendojnë se ” kemi zbatuar ligjin ” dhe kërcënojnë se do të vrasin disa herë më shumë dhe ” ekzekutojnë si bandit ” cilindo që ” iu afrohet zyrave të mija “; kur falsifikojnë rezultate votimesh apo mbushin kutitë e votimeve me fletë – votime false duke e shumëfishuar disa herë rezultatin zgjedhor në favor të tyre krahasuar me zgjedhjet paraardhëse, iu fryjnë borive duke pretenduar se ” pushteti aktual është produkt i blerjes së votave ” ndërsa ata janë viktimat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *