• |
ide | kryesore

U ndërtua vetëm 10 vite më parë, dëmtohet rruga e re në Belsh

-Instant, Lajme



Rruga që lidh Peqinin me Belshin ka pësuar dëmtime të rënda. E ndërtuar rreth 10 vite më parë, rruga është shembur në disa pjesë të saj nga gërryeja e lumit Shkumbin, duke u kthyer në rrezik serioz për mjetet. Shembjet nisën rreth 3 vite më parë dhe mungesa e ndërhyrjes bëri që ato të avancojnë më tej duke marrë totalisht një korsi.

Kjo rrugë është më e rrezikshme natën sidomos për ata që kalojnë për herë të parë dhe nuk e njohin rrezikun e saj. Rinisja e reshjeve pritet të çojë në degradim të mëtejshëm duke shtuar koston e ndërhyrjes.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *