• |
ide | kryesore

Të të shkojë jeta “Fjollë” me pisqollë në dorë

-Instant, Blog



Drejtësia shqiptare ka dështuar edhe një herë të tregojë se ajo di të krijojë një model për shoqërinë.

Këngëtrja kosovare që u kap me dy armë në dorë në kufirin e Morinës është lënë në arrest shtëpie, ndonëse vepra për të cilën ajo mund të akuzohet parashikon një dënin nga 10 deri në 20 vite burg.

Vendoset arrest shtëpie për Fjolla Morinën

Por rasti i saj ishte më i rëndë edhe për faktin që ajo u mundua të mashtrojë drejtësinë. Në fillim Fjolla Morina tha se pistoletën ia kishte dhënë një mik pa emër i cili tashmë kishte ndërruar jetë. Ajo ishte në Audin e saj Q7, fringo të ri e shoqëruar nga dy meshkuj për të cilët tha se nuk kishin djeni për armët dhe të cilët po ashtu e pohuan këtë version. Pra çdo gjyqtar që do të donte të gjente rrethana lehtësuese në pohimet e Morinës, do ta kishte të vështirë ta bënte. As provimi i origjinës së armëve dhe as lidhja e tyre me pasagjerët nuk të bindnin aspak.

Lexo me tej:

Enigma e armëve të Fjolla Morinës, çfarë fsheh këngëtarja

Por më ulërtitës është fakti se ajo u përpoq të manipulonte drejtësinë duke rekrutuar edhe një mjek i cili prodhoi dokumenta fallco, se Fjolla Morina ishte shtatzanë.

Vetëm pasi u mor vesh se kjo nuk ishte e vërtetë, mjeku nga Kukësi u arratis, ndërsa prokuroria e riegzaminoi të fortën që shëtit e arrmatosur me foristradën e saj.

Pra jo vetëm fakti se ajo akuzohet për një vepër që shkon deri në 20 vite burg por edhe mënyra se si është përpjekur ti dredhojë gjykatës nuk e justifikojnë masën lehtësuese të arrestit shtëpiak.

Por me sa duket drejtësia që funksionon me para në dorë vazhdon të japë modelin e dy kategorive njerëzish në Shqipëri: atyre që janë të barabartë para ligjit, dhe atyre që janë pak më të barabartë se të tjerët.

©Lapsi.al



3 Comments

  1. Absurditeti i (pa) drejtesise shqiptare fillon qe me masen e denimit per armebajtje pa leje. Me kete pacavuren e Sajmirit ekziston mundesia qe njeri te denohet me shume per armembajtje pa leje (mund te jete per vetembrojtje ne nje shtet ku nuk te mbron askush) sesa per vrasje.

  2. dhe kush do ta mbroj po te kete nevoj?! apo shteti?! kapen ata qe duhen kapur e mbeti kjo pa kap. e cna beni per te vjell qe ne mengjes o rrac e peshtir.

  3. na cate trapin me baxhella ordinera,

    jo fjolla me arme

    jo rudina me mark frrokun

    jo elvana me ervis maten

    jepni cop paster deklaratat e policisedhe prokurorise

    zero lajm

    Jeni bo baraz me tema – mero nevojtoren

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *