• |
ide | kryesore

Arrestohen dy persona në Rinas, tentuan të kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin

Lajme, Të fundit



Dy persona janë kapur në Rinas teksa tentonin të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara. Në njoftim e bërë thuhet se Shërbimet e Policisë Kufitare kanë vënë në pranga shtetasin I. N., 22 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i pasaportave ose vizave” dhe “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe GJ. P., 30 vjeç, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”. Shtetasi I. N. i ka shitur një kartë identiteti greke me të dhënat e tij, shtetasit GJ. P., i cili ka tentuar të udhëtojë për në Angli.

Nga Policia Kufitare e Rinasit, në muajin shtator, janë evidentuar dhe goditur edhe 12 raste të tjera, konkretisht 7 raste për falsifikim të pasaportave dhe letërnjoftimeve, 3 raste për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm dhe 2 raste për mosdeklarim të vlerave monetare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *