• |
ide | kryesore

“Brisi i tatimeve” tregon pse e braktisi Ramën për Kryemadhin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Brisida Shehaj, ish drejtoreshë e përgjithshme e Tatimeve, aktualisht drejtoreshë informacioni në RTV Ora thotë se do i rikthehet politikës aktive. Ajo do të jetë pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, parti sipas së cilës mund ta kandidojë edhe për deputete në zgjedhjet e ardhshme. Shehaj konfirmoi se është propozuar nga LSI si kandidate për deputete.

“Ka një propozim, por që LSI deri në dhjetor do të kalojë në proces zgjedhjesh dhe më pas do të vendosen se cilët do të jenë kandidatët. Unë kam kënaqësinë që jam propozuar, por ende nuk është marrë një vendim.

E thotë vetë fjala, Lëvizja Socialiste për Integrim. Unë jam socialiste, jam në një parti ku socialistët mendojnë për socialistë. Në PS janë socialistët që duan të hanë socialistët.

Po shihja pamjet, Mjaft që godiste me vezë kryeministrin me thirrjet “Nano ik”. Hall i madh, duhet të ikte Nano të vinin këta. Tani ua kuptoj euforinë. Siç e thotë emri: Lëvizja Socialiste për Integrim. Isha socialiste, jam socialiste…” – e mbylli Shehaj. ©lapsi.AL



15 Comments

  1. O Lapsi nuk iku kurva i vune hune i themi si gjithmone mbeturinat shkojne ne koshin e llozhurave qe quhet LSI

  2. Prisja te lexoja…per tahir babashtan…kur cte lexoj?! ..per koken e madhe… kuptohet qe vetem titujt lexojm..

  3. Ka sigurisht një farë ndryshimi midis socialistëve që kërkojnë të integrohen në Europën perëndimore e punistëve që ju qan zemra për lindjen komuniste e akoma kanë të rrënjosur në mëndje “rrezikun e imperializmit anglo-amerikan”, por dreqi e mori. A nuk quhej rsistemi diktatorial enverist një sistem socialist ?
    A nuk duhet që shqiptarët të dëgjojnë sa më pak fjalën “socializëm” ?
    E majta europerëndimore po i largohet gjithnjë e më shumë emërtimit “socialist” duke ndryshuar emërtimet në social-demokraci, demokrate, liberale apo “të gjelbër”, ndonëse asnjë vend perëndimor nuk e quante sistemin e tij politik socialist.
    Në Shqipërinë ish socialiste vazhdon të ulet këmbëkryq ideollogjia socialiste, ndonëse ka qegjeneruar në sistemin më të egër kapitalist mafioz, të ngjashëm me kohën e gangsterëve në SHBA-në e para dy shekujve.
    Dëgjova mbrëmë Tao Pallën të deklaronte hapur në Open, që unë si bir partizanësh nuk do të lejoj që në pushtet të vijnë “ballistët”.
    A nuk i mjaftuan shqiptarëve 47 vite të diktaturës enveriste që ta dëgjojnë këtë këngën e sorrës Tao ?

  4. Prandaj e larguan nga ps se e kuptuan cfare kurve politike ishte,per kete si drejtoreshe tatimesh ishin dakort dhe meta e kryemadhi,dje ajo u kthye ne bordellon lsi qe e nxorri ne rruge si drejtoreshe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *