• |
ide | kryesore

Caniggia turpëron Messin: “Nuk është lider, nëse skuadra e tij nuk është me forta, ai dështon”

-Instant, Sport



Asnjëherë nuk ka qenë profet në atdhe. Kjo ndoshta është pika më e dobët e Lionel Messi, që njihet si një ndër lojtarët më të mirë të të gjithë kohëve (e për disa më i miri), por që e ka patur të vështirë për tu njohur si i tillë në Argjentinën e tij. Një vend që nuk e ka dashur shumë, ndoshta sepse është larguar prej aty i vogël. Por edhe sepse Pleshti e ka patur gjithnjë të vështirë të bëjë diferencën me fanellën e Albiceleste.

E një prej yjeve të së shkuarës, Claudio Caniggia, ka shpjeguar se Messi nuk është ekzaktësisht lojtari më i mirë për të nxjerrë skuadrën nga telashet. “Ndoshta Messit i mungon lidershipi, kur skuadra e tij nuk është ajo më e forta, ai dështon. Messi të marrë përgjegjësitë e tij e natyrisht ka karakter. Nuk e di cfarë ndodhi tek Barcelona, por e kam thënë se për të, kur skuadra e tij nuk është më e fortë se ajo përballë, ka probleme. Kur zbret në fushë dhe sheh se skuadra e tij nuk është më e forta dhe se të fitojë nuk do jetë e lehtë, ai nuk ndihet mirë. Ka vështirësi kur gjen përballë pengesa”.

Kështu, ish-sulmuesi i Verona, Atalanta e Roma përshkruar Pleshtin në një intervistë në Canal 26. Jo ekzaktësisht komplimente për numrin 10 të Argjentinës, madje janë fjalë turpëruese për një si Messi, që ndihet më i madhi mes tokësorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *