• |
ide | kryesore

Çështja Diawara, Roma e pëson keq: 0-3 në tavolinë për Veronën

-Instant, Sport



Nuk ka tolerim për Romën për gafën e bërë me Diawara. Gjykatësi Sportiv i Serie A i ka dhënë një 0-3 në tavolinë verdhekuqve për faktin se futën në fushë të shtunën në ndeshjen e debutimit të kampionatit kundër Veronës mesfushorin 23 vjecat pa e përfshirë në listën e lojtarëve “over 22”. Ndeshja e Bentegodit përfundoi 0-0, por tani rezultati e, për rrjedhojë edhe klasifikimi, do të ndryshojnë. Roma do të ankimojë, por për momentin është e fundit.

Asnjë përjashtim. Ashtu si në 2016 për Sassuolo në lidhje me cështjen Ragusa, edhe tek Roma është aplikuar humbja në tavolinë për gabimin e bërë në përpilimin e listës së futbollistëve. Një gafë që i kushton rëndë verdhekuqve, të vendosur të prezantojnë arsyet e tyre në Apel, ku shpresojnë se do të arrijnë të dëshmojnë se ishte vetëm një gabim pa qëllim, duke parë katër vendet ende të disponueshëm tek “over 22” në listën e lojtarëve të prezantuar për kampionatin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *