• |
ide | kryesore

Covid-19 në rajon/ Kosova shënon 66 raste të reja

Lajme, Të fundit



Asnjë viktimë nuk është shënuar këtë të martë në Kosovë nga Covid-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 66 raste të reja pozitive nga testimi i 503 mostrave. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 15,208. Prej tyre, 615 pacientë kanë vdekur dhe 12,815 janë shëruar.

Në njoftimin e IKSHP-së, po ashtu, thuhet se 141 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *