• |
ide | kryesore

Covid-19 në Shqipëri/ 131 të infektuar dhe 3 viktima në 24 orët e fundit

Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e situatës së pandemisë në Shqipërisë. Nga njoftimi është bërë me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 131 raste dhe 3 viktima nga Covid-19. Betejën me virusin e ka humbur: një 78 vjeçar nga Peqini, një 80 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana. Vatrat më të nxehta janë shënuar në Tiranë, Lushnje, Shkodër, Gjirokastër dhe Has.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 201 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar. 47 qytetarë janë të shëruar në 24 orët e fundit, duke bërë që numri i personave të shëruar nga fillimi i epidemisë të kalojë mbi 7 mijë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *