• |
ide | kryesore

Ç’po ndodh në Portokalli. Eneda Tarifa i zë vendin Xhemit

-Instant, Paparazzi



Largimet e bujshme nga “Portokallia” kanë qenë në vëmendje të mediave rozë së fundmi. Një nga largimet që u komentua më shumë ishte ai i moderatores Xhemi Shehu. Pas largimit të Xhemit, kurioziteti ka qenë i madh se kush do e drejtojë spektaklin krah Salsanos, i cili duket se nuk do të largohet nga TCH.

Burime për revista “Who” tregojnë se

Eneda Tarifa mendohet se do të jetë ajo që do të prezantojë këtë vit Portokalli” . Ajo është parë ditët e fundit në ambientet e “Top Channel”, pranë stafit të “Portokalli” ka shkruar revista “Who”.

Këngëtarja ka qenë edhe më parë prezantuese e këtij spektakli krah Salsanos dhe Xhemit e tashmë duket se është gati për t’ju rikthyer kësaj eksperience, por tashmë në skenë do të jenë dy dhe jo tre.

Mbetet për tu parë zyrtarizimi i kësaj lëvizje që do të rikthente në ekran dhe Enedën.
Një vit më parë e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” Eneda ka folur për eksperiencën në “Portokalli”, ajo i futi nje kunje Xhemit.

Teksa moderatorja e pyeti“I thua ndonjëherë vetës: Si e kam prezantuar unë “Portokallinë”, ajo nuk ia pertoi pergjigjes. “Këtë e them me bindje të plotë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *