• |
ide | kryesore

Franca përballë Turqisë, një përplasje titanësh në Mesdhe

Lajme, Planet



Në një kohë kur Mesdheu përgjërohet për ndihmë, detyra për të bërë heroin ka mbetur në duart e Francës. Në një fjalim që mban datën e 29 gushtit, Makron përshkuante një Mesdhe që zien nga konfliktet, duke filluar nga mosmarrëveshjet Siri-Libi, një proces paqe i nisur mes tyre që duket të mos ketë fund, dështimin e shteteve si Libani, përplasjet Greqi-Turqi dhe interesat e Qipros në këtë mes.

Me zhvillimet e reja në rajon, asgjë nuk duket se po shkon siç duhet për udhëheqësin francez. Makronin e brengos shumë më tepër se indeferentizmi i përgjithshëm që ka kapluar shtetet europiane dhe heshtja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Qershia mbi tortë ka qënë rizgjimi i gjigandëve Rusi dhe Turqi, të dy këto shtet me një impakt të madh në formësimin e historisë europiane.

I frikësuar nga fuqia revizioniste, që merr forcë edhe nga e një shkuar e lavdishme, Makron ka rritur presionin ndaj europianëve që t’i kundërvihen Ankarasë. Ishte kjo e fundit e cila dërgoi fillimisht armatën e anijeve detare për disa kërkime sizmike, në një tentativë për të shtrirë ndikimin në Europë, nën petkun e ndjekjes së burimeve të hidrokarbureve, në Mesdheun Lindor. Duke kërcënuar përdorimin e forcës në rast pengimi, anijet turke kaluan në Zonat Ekskluzive Ekonomike (ZEE) të Greqisë dhe Qipros, duke sfiduar sovranitetin e tyre.

Duke qënë se as Greqia e as Qipro nuk i kanë mundësitë ushtarake për të ndaluar turqit, në skenë hyri Makroni. I alarmuar nga guximi për të intimiduar dy anëtarë të Bashkimit Europian, udhëheqësi francez vendosi gjithë pushtetin e tij në lojë për të shënjuar kufirin ndaj Ankarasë. Ai shkoi deri aty sa të qortonte haptaz, një bashkanëtarë të NATO-s, duke theksuar se presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe populli i tij respektojnë vetëm veprimet dhe jo fjalët. E shpejtë ishte kundërpërgjigja e Erdogan i cili i rikujtoi udhëheqësit francez se çfarë ndodh me ata që neglizhojnë fuqinë e turqëve.

Në zemër të debatit Turqi-Francë është depërtimi i Turqisë në ujëra që si Greqia dhe si Qipro i quajnë pjesë të ZEE-së tyre.

Çfarë është kufiri i ZEE-së?

ZEE apo zonë ekskluzive ekonomike, është një marrëveshje mes shteteve që u jep atyre juridiksion për shfrytëzim detar deri në 200 milje nga bregu. Në këtë rast, dy shtetet anëtare të BE-së që e kanë quajtur pjesë të tyre këtë zonë të Mesdheut, janë Greqia dhe Qipro. Problemi është se deti i Mesdheut është i paqartë me kufijtë dhe ZEE-të përkatëse të vendeve përplasen me njëra-tjetrën.

Ndonëse Turqia nuk e ka firmosur këtë marrëveshje, ajo ka vendosur të interpretojë dispozitat e saj ndryshe, duke mos i njohur këto përcaktime të shteteve. Për të mbështetur pretendimet e saj, Turqia ka gjetur një shteg rrugëdaljeje. Kështu, në bregdetin turk ndodhen qindra ishuj grekë, të cilat sipas arsyetimit turk, nëse do të përdorin shtrirjen e ZEE-së së tyre me 200 milje, i bie të “burgosin” Turqinë në brigjet e veta.

(Foto ilustruese për pretendimet e Greqisë në Medhe)

 

Përgjigja e Ankarasë është se këto ishuj nuk kanë të drejtë të përdorin EEZ-në e tyre, nisur nga fakti se janë ngjitur me bregun turk.  E gjendur përballë kërcënimit të pasurisë e saj detare, Greqia është shprehur e gatshme për të negociuar.

Qiproja, nga ana tjetër është një çështje krejt ndryshe. Turqia ka pushtuar rreth 40% të ishullit që nga 1974 dhe e njeh vetëm si Republika Turke e Qipros Veriore, pa e marrë parasysh pjesën tjetër të shtetit,  duke i bërë bisedimet midis dy vendeve krejtësisht të pamundura.

Papjekuria e Turqisë ka zemëruar francezët në më shumë se një front. Pëveç Mesdheut Lindor, Turqia ka ndërhyrë edhe në Libi, duke përplasur në det të hapur flotën franceze dhe turke. Duke përpiluar një marrëveshje të vetën me qeverinë libiane, Turqia garantoi ndarjen në dy pjesë të Mesdheut.

Megjithatë, ndërhyrja e Makronit, në pamje të parë po jep rezultatin e dëshiruar. Me anë të presionit të vazhdueshëm, ai po u imponon qeverive europiane të mbajnë një qëndrim kundër Ankarasë. Me afrimin e samitit , në 24 shtator, krerët e kontinentit të vjetër po konsiderojnë vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë. Kjo ka ndikuar drejtpërdrejtë në zbutjen e tonit të Erdogan, duke sugjeruar se ai është i hapur për negociata me të gjitha palët përveç Qipros të cilën Turqia nuk e njeh. Ky qëndrim i Turqisë për të ulur tensionet, u bë edhe më i domosdoshëm, nga rënia e reflektuar në raportin e agjensisë ndërkombëtare të vlerësimeve financiare Moody’s , që justifikoi këtë notë vlerësuese jo vetëm për shkak të drejtimit te dobët të qeverisë në lidhje me ekonominë, por edhe rritjen e tensioneve, në Mesdheun Lindor, nga qëndrimet e politikës së jashtme të Turqisë.

Nga ana tjetër, brenda vendit, retorika e Erdogan mbetet e egër; ai kërcënon francezët dhe shtetet e tjera duke përdorur krizën në Mesdheun Lindor për të rindezur ndjenjat nacionaliste. E teksa turqit kanë vendosur të luajnë rolin e “të tërhequrit nga gara”, vakumi i lidershipit për daljen nga konflikti mbetet i mbushur vetëm nga Makron për momentin.

Burimi: The National Interest



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *