• |
ide | kryesore

Grenell në Beograd: Marrëveshja në SHBA do të hapë shumë vende pune

Lajme, Të fundit



I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell tha se marrëveshja e arritur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë nuk është vetëm një marrëveshje tjetër në letër.

Grenell bëri këto komente gjatë vizitës në Beograd, këtë të martë. Odat ekonomike të Kosovës dhe Serbisë u pajtuan që të krijojnë një grup punues, i cili do të ndihmojë qeveritë e të dyja shteteve për të zbatuar projektet e marrëveshjes së 4 shtatorit, si dhe të ofrojnë mbështetje për zbatimin e projekteve të infrastrukturës, energjisë dhe krijimit të vendeve të punës.Ambasadori Grenell ritheksoi se vendet nuk do të ishin këtu pa presidentin Donald Trump i cili besoi se mund të bëhet diçka ndryshe dhe i cili beson se ekonomia duhet të vihet ne rend të parë.

Delegacioni amerikan qëndroi të hënën në Prishtinë ku nënshkroi një deklaratë të përbashkët  me kryeministrin Avdullah Hoti, e cila garanton zbatimin e projekteve që dalin nga dakordimi i 4 shtatorit.

 



2 Comments

  1. Ju dogj barku ketyre per shqiptaret dhe kosovaret… o mortje qe vrisni e prisni e vidhni gjith dynjan. po hajt kur gjeni hale ku te dhisni mire e beni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *