• |
ide | kryesore

Hande Ercel bën konfuz fansat : Do më shihni sërish me Murat

-Instant, Paparazzi, Slider



Pak kohë më parë aktorja turke Hande Erçel i dha fund lidhjes nga partneri i saj, këngëtari Murat Dalkiliç.

Ne media u aludua sese arsyeja e ndarjes së tyre ishte lidhja qe  Hande kishte nisur me aktorin Kerem Bursin me të cilin luan në serialin “Trokit në derën time”. Hande dhe Kerem i hodhën poshtë spekulimet duke deklaruar se janë vetëm kolegë dhe po bëjnë punën e tyre. Së fundmi Hande është parë sërish me  Murat. Ish cifti ndodhej në dasmën e një miku të tyre të përbashkët. Pas ceremonisë, Hande u ndalua nga gazetarët dhe u pyet nëse flet me Muratin. Aktorja u shpreh se ata do t’i shohim shpesh bashkë. “Ne nuk i mbajmë inat njëri-tjetrit. Duke qenë se kemi shumë miq të përbashkët, do na shihni shpesh bashkë”-u shpreh aktorja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *