• |
ide | kryesore

Hija e dopingut mbi Tour de France: hapet hetimi në Marsejë

-Instant, Sport



Pas një të shtune me një provë kohe emocionuese dhe një të diele me pasarelën triumfale e ceremonitë, e hëna rezulton të jetë një ditë e hidhur për Tour de France të sapo përfunduar. Pasi ka mundur armikun e ri, Covid-19, Grande Boucle gjen një antik: dopingun. Prokuroria e Marsejës, pas një kërkimi të kryer javën e kaluar në aktivitet të plotë, ka hapur një hetim mbi disa anëtarë të ekipit francez Arkea-Samsic, i cili ka kolumbianin Nairo Quintana si kapiten të saj, dhe ka vendosur dy persona në paraburgim.

Hetimi, shpjegoi prokurorja, Dominique Laurens, ka të bëjë me “një pjesë të vogël të garuesve” të ekipit, pasi “shumë produkte shëndetësorë, përfshirë ilace, u zbuluan në efektet e tyre personale, por gjithashtu e, mbi të gjitha, një metodë që mund të kualifikohet si doping “.

Gjykata nuk ka dashur të saktësojë identitetin e njerëzve që janë dëgjuar. Sipas Le Parisien, bëhet fjalë për një mjek dhe një fizioterapist. Për shkak të mungesës së mjekut titullar, për arsye shëndetësore, ekipi kishte apeluar tek një profesionist kolumbian për Tour, por nuk dihet nëse ai është ndër të dyshuarit pas kërkimit që është kryer në hotelin e ekipit në Meribel, në Savoie, para etapës së 17-të.

Hetimi synon të konstatojë nëse ka pasur “aplikim tek një sportist, pa justifikim mjekësor, të një substance ose metode të ndaluar në kontekstin e një ngjarjeje sportive, ose ndihmë në përdorimin dhe nxitjen për përdorimin e një substance ose metode të ndaluar” tek atletët, dhe gjithashtu transportimi dhe posedimi i një substance ose metode të ndaluar për përdorim nga një atlet pa justifikim mjekësor “.

Dënimi maksimal në Francë për këtë lloj krimi është pesë vjet burgim. E sotmja është çështja e parë e rëndësishme prej shumë kohe në Tour, pas shumë vitesh të shënuara nga sulmet e policisë pas skandalit të Festinës në 1998.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *