• |
ide | kryesore

Juventus pa alternativa në të majtë: synon gjithcka tek Emerson i Chelsea

-Instant, Sport



Alex Sandro i dëmtuar, Luca Pellegrini tek Genoa, De Sciglio në merkato, Frabotta pozitiv por jo siguri: Juve vazhdon të punojë, për nevojat teknike e cështje bilanci, për të sistemuar krahun e majtë e lojtari që përmbush kërkesat e shoqërisë e ato të Pirlos është Emerson Palmieri. Anësori italo-brazilian 26 vjecar është në merkato, duke parë bollëkun që ka në krahë Chelsea: bardhezinjtë po provojnë një goditje e stilit “Morata”, një huazim me të drejtë blerje me shifra nartyrisht shumë më të ulëta se ato të sulmuesit spanjoll. Klubi londinez e vlerëson majtoshin jo më pak se 30 milionë.

Njëkohësisht, drejtuesit bardhezinj po mundohen të blindojnë edhe krahun e djathtë. Qendrimi i Douglas Costa nuk është i sigurtë, sepse për brazilianin ofertat nuk mungojnë (ndryshe situata e Bernardeschi, për të cilin për momentin nuk kanë mbërritur kërkesa konkrete). Braziliani pëlqehet sidomos në Premier e në vecanti Ëolves: dalja e tij do ti hapte dyert rikthimit në Itali të El Shaaraëy, më lehtë i arritshëm se Chiesa, një tjetër lojtar që nuk ka dalë asnjëherë nga radarët bardhezinj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *