• |
ide | kryesore

Konfirmohet pozitive me COVID-19 kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi

Lajme, Të fundit

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka rezultuar pozitive me virusin COVID-19. Një ditë më parë ajo ka bërë tamponin pranë strukturave të shëndetësisë. Sot iu konfirmua përgjigjja, duke iu thënë se ishte pozitive me COVID-19.


Menjëherë pas konfirmimit kryebashkiakja nuk ka shkuar në zyrën e saj. Gjendja shëndetësore e Ademit është mirë dhe nuk ka simptoma. Dyshimet për infektim nga COVID-19 i erdhën pas  kontakteve që ka patur me persona të tjerë që më pas kanë rezultuar të infektuar.


Pritet që edhe punonjës dhe drejtues të tjerë të bashkisë Shkodër, të cilët kanë patur kontakte me kryebashkiaken t’i nënshtrohen tamponëve, si dhe të merren masa për dezinfektimin e zyrës së kryebashkiakes dhe mjediseve të tjera brenda bashkisë.

3 Comments

  1. Hahaha meqe shkodranet i kan bete m…n maskave …dhe kane bere mire…sa per kete gjene do beje kllounin do paguhet ca dhe kaq..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu