• |
ide | kryesore

Kurti: “Planin e thikave” mbi hartën e Kosovës e zbuloi këshilltari i Thaçit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Vetëtvendosjes Albin Kurti ka deklaruar se këshilltari i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i ka treguar bashkëpunëtorit të tij, një plan që sipas tij lidhet me marrëveshjen e nënshkruar në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë kohës kur Kurti ishte në krye të qeverisë.

Sipas Kurtit, ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka mësuar nga këshilltari i Thaçit Ardian Tarifaj planin e marrëveshjes e cila ishte planifikuar të vihej në zbatim gjatë qeverisjes së tij, duke e cilësuar si plani i thikave mbi “hartën e Kosovës”.

Një takim disa ditë para takimit me presidentin Thaçi, këshilltari i tij Ardian Arifaj, ka takuar ministrin e shëndetësisë, Arben Vitinë dhe i ka thënë “Hajde ta kryejmë këtë punë sepse edhe Vetëvendosjes i bjen mirë, sepse po bëjme bashkim kombëtar”, është shprehur Kurti, shkruajnë mediat kosovare.

“Thaçi më tha “Në Uashington shkojmë për marrëveshje. Unë e pyeta a s’po shkojmë për dialog? E ai më tha, po çfarë dialogu, ne shkojmë për marrëveshje. E kur unë e pyeta për cfarë marrëveshje bëhet fjalë, ai më tha se po te lejonte shoqja ime (Vjosa Osmani) të raportoja në Kuvend, do t’iu tregoja aty”, është shprehur Kurti.



3 Comments

  1. ALBIN KURTI KRYEMINISTER,DITMIR BUSHATI PRES I KOSOVES,TE GJITHE KOMBI SHQIPETAR E PROPOZON thotë:

    DULLA KOTI DHE HASHIM THACI ISA MORINA E PRITEN LAKURIQ RICHARD GRENELLIN NE PRISHTINE

  2. Kurti eshte nje ze interesant ne politiken shqiptare. Koherenca e tij nacionale e sociale eshte ne nje nivel superior ne krahasim me pjesen tjeter te politikaneve shqiptar qe karakterizohen nga kompromise inferiore e nje egoizim personal primitiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *