• |
ide | kryesore

“Mirëseerdhe”: me këmishë të bardhë e i buzëqeshur, Morata mbërrin tek Juventus për vizitat mjekësore

-Instant, Sport, Video



“Back in town”. Kështu Juventus i ka dhënë mirëseardhjen Alvaro Moratas, që rikthehet të veshë fanellën bardhezi katër vjet pas lamtumirës. Sulmuesi spanjoll, mbi të cilin drejtuesit insistuan duke parë vështirësitë për të marrë Dzeko nga Roma (e Milik nga Napoli), ka mbërritur në aeroportin e Caselle, shoqëruar nga e gjithë familja me një fluturim privat në mesnatë, i pritur nga një grup tifozësh.

Rreth orës 9.30 ka mbërritur i buzëqeshur në JMedical për të kryer vizitat mjekësore, që do ta ndjekë firma mbi një kontratë 5 vjecare. Pastaj Morata do ti bashkohet shokëve të rinj. Këmishë e bardhë, aprovimin me gishtin e madh, ndërsa tifozët i thërrisnin: “Mirëseerdhe”.

Morata mbërriti në bardhezi nga Atletico Madrid me formulën e huazimit për 10 milionë euro me të drejtën e blerjes fiksuar në 45 e me mundësinë për të rinovuar huazimin për një tjetër sezon (në atë rast Juve do të paguajë 10 milionë të tjera e 35 për blerjen e mundshme). Për tu kthyer tek Juventus, Morata ka hequr dorë nga rroga e tij e lartë, duke kaluar nga 9 milionë në 5 plùs bonus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *