• |
ide | kryesore

Ndërron jetë gjyshi i Ava Max: Zemra ime është e copëtuar

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Ava Max,  ka treguar për ndjekësit  se ditën e sotme ka ndërruar jetë gjyshi i saj.

  Përmes një postimi në Instagram, Ava eshte shprehur se gjyshi ka qene frymezimi i saj. “Sot dhe çdo ditë do nderoj gjyshin tim të mrekullueshëm, Dionis Koci. Sot ai ndërroi jetë ndërsa po flinte. Ndërsa po shkruaj këtë postim, zemra ime është copëtuar në miliona pjesë, por dua të ndaj këto fotografi të bukura të tij nga Shqipëria duke bërë atë që donte. Ai ishte humorist dhe aktor. E dija që dashurinë time për skenën e kam marrë prej tij. Ai ishte shpirti më i çiltër, personi që gjithmonë të gëzonte, personi që do të hiqte bluzën për ta dhënë ty. Do ta kujtoj gjithmonë kështu gjyshin tim. Ti më dhe krahë për të performuar dhe qëndrove në jetë aq gjatë sa për të parë të publikohej albumi im. E di që do të jesh në atë skenë me mua. Të dua”, shkruan këngëtarja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *