• |
ide | kryesore

Ndizet situata në Egjipt, protesta kundër regjimit në disa qytete

Lajme, Planet



Thirrjet e opozitarit egjiptian Mohamed Ali për protesta kundër regjimit kanë marrë një përgjigje të pjesshme, në ditën e dytë. Lagje të ndryshme të qytetit Giza, qytetet Faiyum dhe Qalyubiyya, shumica e të cilëve përbëhen nga të rinjtë, organizuan marshime dhe turbime të ndryshme.

Në shumë media opozitare është raportuar për protesta të shumta ndërsa në lajmet e mediave mbështetëse të regjimit në vend theksohet se “njerëzit nuk i dëgjojnë thirrjet e Mohamed Aliut”, ndërsa pretendohet se pamjet në rrjetet sociale janë të vjetra. Megjithatë në njërën prej pamjeve, dëgjohet të thuhet se data është “21.09.2020”. Ndërkaq, në disa pamje të tjera protestuesit përleshen me policinë, si dhe djegin automjetet e forcave të sigurisë dhe hedhin gurë në drejtim të tyre. Mohamed Ali kërkoi vazhdimin e protestave kundër Sisi-t.

Përveç problemeve ekonomike, në Egjipt, prishja e vendbanimeve të cilat thuhet se janë të paligjshme, ka qënë një faktor tjetër që ka nxitur zëmërimin tek njerëzit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *