• |
ide | kryesore

“Nëse do isha 20 vjeç, do kisha shënuar edhe dy”: Ibrahimovic bën batutën epike për moshën

-Instant, Sport



Milan rinis aty ku e kishte lënë e për të marrë fitoren e parë sezonale mbështetet tek Zlatan Ibrahimovic, që pas dygolëshit ndaj Bolonjës deklaroi batutën epike, në stilin tipik të suedezit: “Po të isha 20 vjec do të kasha bërë edhe dy gola të tjerë, por për fat jam 39”. Sulmuesi suedez, më i miri në fushë në mbrëmjen e San Siros, është gjithnjë e më shumë lider i kësaj skuadre e roli i pëlqen shumë: “Më pëlqen të kem këtë përgjegjësi, presioni më i madh më vjen nga vetja. Nuk dua të flitet për moshën time në krahasim me lojtarët e tjerë, duhet të gjykohemi në të njëjtin nivel. Më pëlqen të gjykohem në të njëjtën mënyrë si një 20 vjecar”.

“Jam si Benjamin Button: linda plak, por do vdes i ri – ka theksuar Ibra – Duke lënë mënjanë shakatë, skuadra punoi mirë: shihet që nuk jemi ende në 100 %, por ishte e rëndësishme të nisnim mirë. Objektivi është të bëjmë më mirë se vitin e shkuar, e të rinjtë po punojnë mirë”.

Në lidhje me objektivët sezonalë, suedezi nuk zbilancohet: “Këtë vit duhet të mendojmë për cdo ndeshje me radhë, të luajmë me besim, si të ishin gjithnjë finale. Objektivat janë lart. Ku? Ky është sekret”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *