• |
ide | kryesore

Nga Madridi në Katalonjë, duke kaluar përmes ishullit: Bare zyrtarisht tek Espanyol

-Instant, F1, Sport



Keidi Bare është futbollisti i ri i Espanjolit dhe lajmi tashmë është zyrtar. Një transferim i rëndësishëm, konfirmuar nga vetë klubi katalanas nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, që i jep mundësinë mesfushorit të përfaqësueses së Shqipërisë të synojë ngjitjen në La Liga, me një skuadër që aktualisht pas 2 javëve të para ka 4 pikë në vendin e tretë.

21-vjeçari ka firmosur me katalanasit deri në 30 qershor të vitit 2024, duke përmirësuar ndjeshëm të ardhurat e tij: sipas të përditshmeve katalanase mesfushori nga 100 mijë eurot në ishull, do të fitojë tek Espanyol një rrogë të përafërt me 500 mijë euro në sezon, për katër vitet e kontratës.

Fieraku ka ndërruar kështu skuadër, por jo kampionat, pasi do të vazhdojë të militojë në Ligën e Dytë spanjolle. 23-vjeçari, sezonin e fundit ishte pjesë e Malagës, ku spikati me paraqitjet e tij. Bare do u transferua te skuadra e Espanjolit për një shifër prej 2+1 milionë eurosh.

https://www.facebook.com/RCDEspanyol/posts/10158629031724834



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *