• |
ide | kryesore

Pas Prishtinës, delegacioni amerikan ndalet në Beograd

Lajme, Të fundit



Delegacioni i qeverisë amerikane, do të zhvillojë të martën një vizitë në Beograd, për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministren, Ana Bërnabiç. Delegacioni amerikan, i cili të hënën ka vizituar zyrtarët e Kosovës në Prishtinë, përfshin edhe të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë për negociatat Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Delegacioni ka shkuar në Beograd në orët e vona të së hënës.

Presidenca serbe ka paralajmëruar se zyrtarët amerikanë do të takohen me presidentin dhe kryeministren serbe, për të nënshkruar deklaratën e përbashkët për bashkëpunim ekonomik. Një dokument të tillë, ata e kanë nënshkruar të hënën edhe me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. Kryeministri Hoti ka konfirmuar se ministrat e kabinetit qeveritar do të formojnë ekipe të veçanta, të cilat do të dakordësohen me ekipet e SHBA-së, për zbatimin e projekteve që dalin nga marrëveshja e 4 shtatorit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *