• |
ide | kryesore

‘Rrëzohen’ krerët e Tiranës: dorëhiqen drejtori sportiv e team menager i bardhebluve

-Instant, Sport



Kaos tek Tirana, pikërisht kur pritet të startojë sezoni i ri futbollistik e në kohën kur bardheblutë duhet të ishin të qetë përpara ndeshjes së playoff të Europa League kundër zviceranëve të Young Boys. Drejtori sportiv Arbi Laçi e team menager i bardhebluve Mario Nikolli kanë dhënë dorëheqjen në mënyrë të pakuptueshme. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Klubi i Futbollit Tirana në faqen zyrtare, ku ka njoftuar se ka pranuar dorëheqjen e drejtorit sportiv Laci dhe menaxherit të klubit Nikolli.

“Pas disa viteve të suksesshëm bashkëpunimi, ku janë rritur brenda dyerve te klubit bardheblu, duke prekur kështu të gjitha shkallët hierarkike dhe duke kurorëzuar suksesin e tyre me titullin kampion, Laçi dhe Nikolli ndajnë rrugëtimin e tyre me kampin e kampionëve”, shkruhet në komunikatën e thjeshtë.

Të paqartë motivet që mund ti kenë shtyrë dy drejtuesit të japin dorëheqjen, kur sidomos drejtori sportiv kishte udhëhequr fushatën e blerjeve të kryeqytetasve, duke patur përsipër edhe kontributin për rikthimin e titullit kampion pas 11 vitesh mungesë. “Kjo është një mirupafshim por jo një lamtumirë. #faleminderitArbi #faleminderitMario” mbyllet mesazhi i 25 herë kampionëve, por që dicka ka ndodhur për të arritur në këtë vendim, një javë nga ndeshja më e rëndësishme e sezonit ajo kundër Young Boys, kjo është e sigurtë…

https://www.facebook.com/kftirana.al/posts/2689418547980917



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *