• |
ide | kryesore

Shqipëria në skemën e vendeve të varfëra për vaksinën kundër Covid-19

Arkiva, Kryesore, Lajme



Gjatë takimit që pati me mjekët e spitalit Covid-1, në fund të gushtit, kryeministri Rama e lëshoi pa shumë bujë rezervimin që Shqipëria do të bënte për vaksinën kundër koronavirusit. “Kemi bërë një rezervim për vaksinën kur të dalë. Është një histori më vete dhe do ta shohim në proces kur të dalë.” tha Rama për ta lënë si të paqartë këtë çështje.

Njoftimi me gjysëm zëri i një lajmi kaq të rëndësishëm, pasonte një deklaratë bombastike të Erion Veliajt që në një intervistë pak ditë pasi kishte dalë nga karantina, kishte thënë: “Nëse një ditë do të dalë vaksina dhe do ketë një garë mes kombeve, një lider si Rama do e sjellë më shumë shpejt vaksinën, se një tjetër, që njeriu më të famshëm dhe më të fortë që njeh është kunati i tij”.

Por duket se strategjia e qeverisë shqiptare për të arritur tek vaksina që i jep fund pandemisë është një dështim, jo dhe aq surprizues, duke marrë parasysh garën e ashpër mes vendeve të zhvilluara dhe kompanive farmaceutike për zbulimin e saj.

Se si dhe kur do ta ketë Shqipëria vaksinën kundër koronavirusit e zbuloi Ogerta Manastirliu këtë 22 shtator dhe aty, nuk ka asgjë për t’u mburrur. Sepse qeveria shqiptare ka marrë vendim të bëhet pjesë e mekanizmit ndërkombëtar për sigurimin e vaksinës anti-COVID, të quajtur COVAX, një skemë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që i shkon për shtat më së miri popullsive më të varfëra të botës. Duket se vaksina do të vijë shumë vonë në Shqipëri, të paktën duke krahasuar me objektivat që kanë vendet e tjera të botës.

Në një takim të organizuar me ekspertë të komitetit të imunizimit në Institutin e Shëndetit Publik, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi këtë zgjedhje që ka bërë qeveria, kur tha:

“Bazuar në rekomandimet tuaja të vlefshme, Këshilli Ministrave ka miratuar në mbledhjen e tij të fundit, nënshkrimin e marrëveshjes së angazhimit me aleancën Gavi, për sigurimin e vaksinës së sigurt kundër COVID19, nëpërmjet mekanizmit COVAX, ku aderojnë 80 shtete, mes të cilave edhe vendet e Bashkimit Europian”, tha Manastirliu.

Kur do ta ketë gati vaksinën Shqipëria?

Nëse Rusia ka njoftuar se e ka gati vaksinën, nëse Kina ka nisur tashmë aplikimin e një vaksine, nëse Shtetet e Bashkuara synojnë ta kenë gati vaksinën kundër Cov-Sars-2 mundësisht në tetor, apo maksimumi në fund të këtij viti, mekanizmi ku bën pjesë Shqipëria, pra COVAX synon ta ketë gati vaksinën në fund të vitit 2021 dhe për më tepër, për vetëm 20% të popullsisë.

“COVAX Facility” është një mekanizëm ndërkombëtar (i përbërë nga Gavi, CEPI dhe OBSH) që koordinon resurset dhe kërkesën për vaksinë ndaj COVID-19. Fillimisht, do të furnizohen të gjitha vendet me mjaftueshëm doza për të mbuluar 20% të popullësisë. Më pas do të vijojë furnizimi i vendeve me pjesen e mbetur të dozave të kërkuara (nëse janë më shumë se sa 20%). Shqipëria është zyrtarisht pjesë e këtij mekanizmi, ku marrin pjesë 92 vende të Botës, shumica të varfëra që nuk kanë kapacitetet për ta blerë vaksinën direkt nga kompanitë prodhuese.

Deri më tani, përveç 92 vendeve të varfra që i janë bashkuar këtij projekti, janë dhe 75 të pasura kanë shprehur qëllimin e tyre për ta financuar atë. Sipas OBSH-së, këto shtete së bashku përbëjnë 60 për qind të popullatës botërore. Mes tyre më të rëndësishmit janë Gjermania, Japonia apo Norvegjia. Por këto vende të pasura, ndërkohë që financojnë COVAX, kanë marrëveshje të tjera dypalëshe me kompanitë avangardë të prodhimit të vaksinës.

Objektivi i COVAX është të dërgojë në vendet pjesëmarrëse 2 miliardë doza të vaksinës që miratohet kundër sëmundjes COVID-19, deri në fund të vitit 2021.

KONTRATAT EKSKLUZIVE

Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia nuk kanë treguar interes për skemën, siç është COVAX. Këto vende po përpiqen të zhvillojnë në mënyrë të pavarur një vaksinën ose të lidhin marrëveshje me kompanitë farmaceutike, në mënyrë që të sigurojnë furnizimet e nevojshme për nevojat e tyre.

Synimi është që vaksinat mund të shpërndahen në fund të këtij viti, nëse testimi është i suksesshëm dhe nëse kompanive u jepet miratimi për prodhim emergjent. Popullsia amerikane do ta marrë vaksinën falas.

Ndërkohë, shtetet e Bashkimit Evropian kanë lidhur kontrata me kompani prodhuese dhe kanë porositur miliona doza, ndërsa paralelisht mbetet anëtare të COVAX. Komisioni Evropian ka negociuar marrëveshje, duke parashikuar që t’iu lejojë 27 vendeve anëtare që të blejnë vaksinën kur të vërtetohet se është e sigurt dhe efektive. Ky njoftim ka ardhur në ditën e njëjtë kur qeveria amerikane ka thënë se do t’iu ofrojë 2.1 miliardë dollarë kompanive Sanofi dhe GSK, për zhvillim të vaksinës për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, ndërkohë që bota vazhdon të përballet me pandeminë.

SHBA refuzoi pjesëmarrjen në COVAX

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan rreth tre javë më parë se nuk do të jenë pjesë e nismës globale që synon zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinës së mundshme kundër llojit të ri të virusit korona.

Gazeta “The ëashington Post” citon nënsekretarin për Shtyp të Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, të ketë thënë se SHBA-ja nuk do të marrë pjesë në Programin për Qasje Globale në Vaksinat kundër COVID-19 (COVAX), një iniciativë e drejtuar nga Organizata Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në bashkëpunim me Aleancën Globale për Vaksinat dhe Imunizimin (GAVI) dhe Koalicionin për Inovacion dhe Përgatitje për Epidemi (CEPI).

Duke theksuar se SHBA-ja do t’i realizojë vetëm të gjitha fazat e procesit që çon në një vaksinë efikase kundër virusit në fjalë, Deere sqaroi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre me partnerët ndërkombëtarë për mposhtjen e koronavirusit, por nuk do të kufizohen me organizata shumëkombëshe nën ndikimin e OBSH-së dhe Kinës.

Bashkimi Evropian njoftoi se do t’i bashkohet aleancës për vaksinat kundër koronavirusit COVAX, një iniciativë e udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Bashkimi Evropian do të japë 400 milionë euro për COVAX, një program që do të sigurojë qasje globale për vaksinën e mundshme ndaj COVID-19. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e konfirmoi lajmin, i cili u mirëprit nga OBSH-ja. Bashkimi Evropian njoftoi se do t’i bashkohet aleancës së vaksinave kundër koronavirusit COVAX, një iniciativë e udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).©Lapsi.al

 



5 Comments

    1. nese keture ligjeruesve u llimbesen aq shum popujt shendeti jeta perse nuk pranojn te verteteh hakun,,zhvillojn mendimin vlerat dhe ska nevoj per vaksina por ato,duan te na marrin ne kontroll jeten ,te reduktojne jetet tona marrin pasurit,dhe ky eshte shkaku qe me gjitha menyrat tuan tja bejne banorve tokes por mbjatja jetes eshte obligim ,individi ,keshtu qe ky mashtrim do rrenohet me kunderveprim,po cvler ka mbytja njeriut ,kur njeriu eshte mundesija plotesuese ,te dobive ne zinxhirin e funksionit ,te gjallesave ne kushtet normale te formimit adekuat,po cfar vlere do tu ket pasurija orintusve te keti krimi te mall duke shkatrru vlera gjithcka po percilen lavdi do mburren kur drejtperdrejt po shkatrrojn veten e vet me shkatrrimin e tjereve,mos moren ato garan ci nga zoti mallerishem qe planet do tju ken sukses jo kurr ,planet do tu deshtojne pa nisur mir perderi sa me mendime fjal dhe vepra ndollen ne padrejtesi por qe ekspozohen me fjalen interes,padrejtesija qe nga krijimi nuk ka fuqi triumfuese mashtrimi eshte i limituar sa ta dallojn tjeret si fakt pastaj nuk ka me vler,se si ta analizosh tjetrin veprosh ndaj tije tjetrit te analizon dhe vepron ndaj teje,komenti behet per tju kujtuar te gjith te padrejteve stop ,politikat ligjet veprimet tregun qellimet perpara te gjith kemi vetem nje shteg shpetimi qe eshte e verteta,shpetimi ajo qe e deshironi per vetet tuaja ,qe tashme eshte domosdoshmeri per te gjith ,jo ajo qe ju beni tjerve dhe padiskutim do tu kthehet juve si ndeshkim por kete sjua pranon ndergjegja tu ndollin ,por eshte i pacmangeshem ju mund ta ndalini ndeshkimin ndaj jush,vetem duke ndalur padrejtesin ndaj tjereve, komenti behet si kujtes per ato qe beprimet i bejne mbi baza interesi perfitimi ,pa llogaritur qe shkatrrojn tjeret ,per tjua kujtuar qe sipas fes shkences praktikes ju po shkatrroni drejtperdrejt veten tuaj,binduni qe keshtu eshte dhe analizojeni veten e deshironi keshtu nese jo ndaluni nga padrejtesit dhe te shpetoni

  1. Rrofte partia, nje vaksine pas kesaj dhe ne pidh te semes. Vedkshin komunistetfshatare te halese qelbistan.

  2. Shkullaku apo Bushati (Kapo), qe karandashet e ketij portali te qartesohen beju te ditur ne cilen epoke Shqiperia eshte vendosur ne skemen e vndeve te pasura.
    Me teper me dhimbset idioti qe komenton pothuaj gjithmon ne krye te cdo bullalleku qe ju publikoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *