• |
ide | kryesore

Shtyhet samiti i Këshillit Europian, presidenti i KE-së në karantinë

Lajme, Planet



Takimi i jashtëzakonshëm i Këshillit Europian, i planifikuar për datën 24 dhe 25 shtator, është shtyrë për shkak të një rasti të konfirmuar me Covid-19 në stafin e presidentit të KE-së, Charles Michel. Zëdhënësi i tij njoftoi se samiti do të zhvillohej më 1 dhe 2 tetor. Presidenti i Këshillit Europian mësoi se një nga oficerët e tij të sigurisë, me të cilin ai kishte qenë në kontakt javën e kaluar, rezultoi i prekur nga SarsCov2.  Pas testimit të kryer presidenti doli negativ dje, por në përputhje me rregullat belge ai tashmë është në karantinë.

Samiti do mblidhet për të diskutuar mbi tregun e Unionit, politikën industriale dhe transformimin dixhital, si dhe marrëdhëniet e jashtme, në veçanti marrëdhëniet me Turqinë dhe Kinën. Në nivel teknik besohet se do të diskutohej edhe mbi kuadrot negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *