• |
ide | kryesore

Skandal i ri në Fifa: 28 muaj burg për presidentin e PSG Al-Khelaifi

-Instant, F1, Sport



Gjykata Federale Penale e Bellinzona ka kërkuar një dënim me 28 muaj burg për presidentin e Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi, si pjesë e hetimit në caktimin e të drejtave televizive të Kupës së Botës dhe Kupës së Konfederatave nga FIFA dhe beIN Sports, një rrjet global në pronësi të vetë Al-Khelaifit. Së bashku me numrin një të parisianëve, po hetohet edhe ish-sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valcke, për të cilin drejtësia zvicerane ka kërkuar 3 vjet burg.

Valcke akuzohet për krimin e korrupsionit pasiv, administrim të pandershëm dhe falsifikim të dokumenteve, ndërsa për sa i përket biznesmenit katariot akuza është ajo e nxitjes së administrimit të pandershëm. Së bashku me ta është edhe një i akuzuar i tretë, biznesmeni me origjinë greke Dinos Deris, i akuzuar gjithashtu për nxitje të administrimit të pandershëm dhe korrupsion. Për të u kërkuan gjithashtu tre vjet burg.

Sipas rindërtimit të fakteve nga hetuesit, Valcke ka marrë avantazhe të padrejta nga të dy të bashkëpandehurit e tjerë: pagesa për një vlerë totale prej 1.25 milion euro nga Deris dhe të drejtat e gëzimit falas të një vile luksoze në Sardenjë nga Al-Khelaifi. Në këmbim, ish-sekretari i përgjithshëm i FIFA-s ka ushtruar ndikimin e tij për të drejtuar ku duhet caktimin e të drejtave televizive të edicioneve të ndryshme të Kupës së Botës dhe Kupës së Konfederatave të planifikuara midis 2018 dhe 2030.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *