• |
ide | kryesore

Skandali i provimit të Suarez, zbulohen përgjimet: “Duhet të kalojë se fiton 10 milionë në vit”

-Instant, Sport



“Nuk e merr, por duhet, do kalojë, sepse me 10 milionë në sezon rrogë nuk mund tia mohosh se nuk ka certifikatën B1”. Është ky një nga përgjimet e Guardia di Finanza në Peruxhia në lidhje me hetimin për mashtrim për të marrë nënshtetësinë italiane nga Luis Suarez. Stefania Spina, e ngarkuar për përgatitjen e kandidatit e për organizimin e sesionit të provimit, fliste kështu me testuesit: “Nuk nxjerr një fjalë, nuk zgjedhon foljet e flet pa fund”, shkruhet në në document. “Po të duket rasti ta ngelim”, shton me një nga testuesit që nuk identitfikohet mirë.

Të dakordësuara edhe pyetjet para provimit: “Për ta thënë të vërtetën, sot telefonova Lorenzo Rocca dhe i tregova për simulimin e provimit e ramë praktikisht dakord për atë që do ta pyesë”.

Nga përgjimet del se krerët e universitetit kanë qenë të informuar mbi cështjen: “Më thuaj cfarë note do e kaq”. E përgjigja: “Vëri 3, dëgjiova rektoren dje, kjo është linja”.

Janë rektorja e Universitetit për të huajt në Perugia Giuliana Grego Bolli e drejtori i përgjithshëm Simone Olivieri mes të hetuarve për provimin e Luis Suarez në Perugia që sidoqoftë nuk është i përfshirë në hetim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *