• |
ide | kryesore

Trump sulm ndaj ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare: “Shumë budalla”

Lajme, Planet



Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton pasi publikoi librin me sekretet e presidentit Tump, është sulmuar nga ky i fundit.

Deri 1 vit më parë Bolton ishte këshilltar sigurie në Shtëpinë e Bardhë, por Trump thotë se ishte shumë budalla, dhe po ta kishtë dëgjuar, sot bota do ishte në Luftën e 5-të Botërore.

‘’Unë do ta them këtë, John Bolton ishte një person shumë budalla. Nëse do të dëgjoja John Bolton, do të ishim në Luftën e 5 Botërore tani’’- tha Trump.

Po ashtu Presidenti amerikan që në nëntor garon për një mandat të dytë, thekson se libri i Bolton ishte shumë i paligjshëm, me informacione konfidenciale dhe të klasifikuara.

“Ajo që ai bëri unë mendoja se ishte shumë e paligjshme, dua të them se libri i tij është i mbushur me informacione konfidenciale dhe të klasifikuara.”- shtoi Presidenti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *