• |
ide | kryesore

Vajza e Cardi B bën namin në “Instagram” brenda 24 orëve

-Instant, Paparazzi, Slider



Pas divorcit të bujshëm nga Offset, reperja Cardi B duket se ka gjetur një aktivitet të ri për të mbushur kohën e saj.Ajo i ka hapur një llogari personale në Instagram vajzës së saj Kulture, e cila duket se do të ndjekë hapat e të ëmës.Pasi Cardi i “prezantoi” të gjithë me profilin e Kulture, 2-vjeçarja ka bërë namin në Instagram brenda 24 orëve.Ajo i ka kaluar 600 mijë ndjekës dhe fotot e saj po bëjnë xhiron e rrjetit.Në profilin e saj, Kulture ndjek mami Cardi-n dhe babain Offset, ndërsa llogaria administrohet nga reperja.Lajmi i divorcit të Cardi-t dhe Offset vetëm pak ditë më parë ka bërë zhurmë të madhe në media dhe u aludua se shkak për ndarjen e tyre u bë tradhtia.Mirëpo, reperja foli njëherë e mirë duke sqaruar zërat e ndarjes dhe duke i vendosur pikat mbi “i” kësaj teme.

“Thjesht u lodha nga argumentet. U lodha nga mos ballafaqimet në sy. Kur e ndjen që nuk është më njësoj si më parë, përpara se të tradhtohesh, më mirë të jem… e dini çfarë dua të them? Jam e lodhur nga njerëzit”, është shprehur ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *