• |
ide | kryesore

Vrasja me thikë e arbitrit, krim pasioni: shoqja e tij në çastet e fundit ka thirrur “Andrea, Andrea, jo!

-Instant, Sport



Një burrë 33 vjecar, Daniele De Santis, e një grua 30, Eleonora Manta, janë vrarë në një ndërtesë në Lecce. Kufomat janë gjetur në shkallët e pallatit. Sipas hetuesve, janë dëgjuar britma e disa dëshmitarë kanë parë të largohet me frap një njeri i veshur me të zeza, me një cantë të verdhë e në dorë një thikë.

De Santis ishte një arbitër futbolli: kishte drejuar ndeshje në Lega Pro e në 2017 kishte debutuar në Serie B, në rolin e arbitrit të katërt në Benevento-Pisa. Dy viktimat kanë patur goditje të shumta me thikë. Sipas një dëshmitari, gruaja përpara se të vdiste ka thirrur: “Andrea, Andrea, jo!”. Vrasja e dyfishtë mund të ketë një motiv pasional. Hetuesit janë duke ekzaminuar imazhet e telekamerave të mikqyrjes së zonës (publike e private) që mund të kenë regjistruar arratinë e burrit me cantë.

Francesco Ghirelli e zëvendës presidentët Cristiana Capotondi e Jacopo Tognon, sekretari i përgjithshëm Emanuele Paolucci e bordi drejtues i Lega Pro, i kanë shprehur ngushëllime familjes De Santis: “Asnjë fjalë nuk arrin të përshkruajë dhimbjen e Lega Pro, të krerëve të saj, të klubeve, të lojtarëve e të klubit tonë për humbjen e parakohshme të arbitrit Daniele De Santis e shoqes së tij Eleonora. Duam ta kujtojmë me buzëqeshjen kur ishte në fushë e për pasionin e tij të madh për Serie C, që e konsideronte një familje. Dhuna shkatërron, shuna i ka marrë jetën dy të rinjve që ushqenin ëndërra e pritshmëri. Dhuna është armiku numër 1 që duhet luftuar me cdo formë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *