• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Korçë, makina përplas fatalisht një burrë dhe kalin e tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin nacional Korçë – Kapshticë në fshatin Neviçisht.

H.R. ka dalë me një karrocë me kalë nga rruga dytësore e fshatit në drejtim të aksit nacional.

Në momentin që ka dalë në mes të rruges kafsha është trembur dhe është kthyer pas duke i dalë para një automjeti të drejtuar nga E.G., që po kalonte aty ndërsa si pasojë e përplasjes drejtuesi i karrocës ka gjetur vdekjen e menjëhershme bashkë me kalin e tij.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës teksa momentalisht aksi nacional Kapshticë-Korçë është i bllokuar.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *