• |
ide | kryesore

Taksa 9%, eksportimi i më të pasurve nga Rama tek Basha

-Instant, 1, Arkiva, Ide



Pasi Lulzim Basha shpalli disa aspekte të programit të tij ekonomik, margaritari i kurorës të së cilave ishte kthimi tek taksa e sheshtë, madje ulja e saj edhe më shumë se në kohë të Berishës (9%), në vend është ndezur një debat sa teorik, po aq edhe praktik, që i ka ngujuar palët në pozicione radikalisht të kundërta.

Taksa 9% e Bashës, një ndihmë për oligarkët

A i thellon ky taksim edhe më shumë pabarazitë, që përbëjnë sot sëmundjen më kërcënuese të kësaj faze të kapitalizmit? A ishte një dështim taksimi gjoja progresiv që aplikoi rilindja? Dhe mbi të gjitha, a i ndihmon ky ndryshim fiskal i propozuar nga PD, atë grusht oligarkësh që po i marrin frymën ekonomisë së vendit.

Marksistët i frikëson fuqia e planit të Bashës për taksë të sheshtë 9%

 

Natyrisht, në debatin e madh që po zhvillohet globalisht, që në fillim të këtij shekulli, nuk ka diskutim se taksimi progresiv dhe jo ai i sheshtë është një nga kurat më të forta për luftuar pabarazinë.

Në bestsellerin e tij të dytë, “Kapitali dhe ideoogjia”, Thomas Piketty e vërteton dukshëm me shembuj se si periudha e viteve 1932-1980, pas “New deal” të famshëm të Rusveltit, ku taksat  shkuan deri në 80% për të pasurit, solli një ulje tëmndjeshme të pabarazisë, një rritje të madhe të prodhimit dhe mirqenies në ShBA. Ai sjell gjithashtu në vëmendje edhe versionin e kundërt, se si revolucioni konservatori i Reganit dhe Theçerit, që u shoqërua me uljen e taksave për të pasurit dhe përkoi me rrënimin e alternativës komuniste në botë, prodhoi shumë më tepër pabarazi.

Po ashtu edhe ish ekonomisti star i Bankës Botërore, eksperti i pabarazive, Branko Milanoviç, një nga recetat që jep në botimin e vet të fundit: “Kapitalizmi pa rival”, është taksimi i fortë, sidomos ai i trashigimisë nga prindi tek fëmija, për të luftuar këtë të keqe të botës së sotme.

Pra globlaisht, debati është i qartë, por fatkeqësisht, kjo qasje teorike nuk ka aspak vend këtu në fshatin tonë të vogël.

Sepse këtu, ndonëse rilindja propogandoi taksën progresive, ajo as e aplikoi atë në mënyrë të ndershme dhe për më tepër i përdori ato para që mblodhi për ti çuar në dorën e një grushti të preferuar të saj. Pra testi i dy mandateve të Ramës, ku edhe një taksim disi progresiv u aplikua në sfondin e mungesës së lirisë ekonomike dhe korrupsionit galopant, nuk mund të shërbejë si provë as për dështimin dhe as suksesin e zgjedhjes fiskale që u bë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për taksën e sheshtë të qeverisë demokrate, që u vu në zbatim në një terren ku dihej se si fitoheshin garat për ARMON apo, Albpetrolin, apo koncesionet e markimit të karburanteve dhe kotrollit të automjeteve.

Pra në këtë kontekst, lufta me shifra për njërin apo tjetrin model filozofie taksimi është e kotë.

Prandaj debati për taksën e sheshtë 9% të Lulzim Bashës, duhet të jetë praktik dhe politik.

Pyetja themelore që shtrohet për të është, se si do të taksohen ata që sipas fakteve të servirura tetë vite me radhë nga PD-ja, kanë fituar miliarda nga paratë e shqiptarëve. Fjala vjen, a do ti përgjysmohen taksat edhe atij biznesmenit të bërë telef nga selia blu, që ka fituar mbi 100 milionë tendera publikë pa garë?

A do lejohet ai ta shtojë e shumojë lirisht pasurinë e grumbulluar padrejtësisht edhe pas ndryshimit të pushtetit, duke qenë prej kohësh në pozita të favorshme në tregu?

Ky është ngërçi për të cilin opozita duhet të ketë një zgjidhje.

Përgjigjja që zakonisht politikanët japin në këto situata është se për rastet e abuzimeve do të vendosë një drejtësi e pavarur e cila do të çlirohet nga ndryshimi i pushtetit.

Se ata do anullojnë koncesionet dhe PPP korruptive.

Por, të gjithë në fakt e dinë se këto s’janë asgjë më tepër se pordhë me rigon.

Nuk ka sot njeri të mendojë se Basha në pushtet do të shembë stadiumin Arena Kombëtare që ka thënë se nuk e njeh. Ashtu sikurse të gjithë e dinë se si përfundon ky refren, që e kanë parë të recituar edhe nga Berisha, me privatizimet e Nanos edhe nga Rama me koncesionet e Berishës.

Pra e vetmja gjë që ka ekskluzivisht në dorë qeveria është korigjimi me mjete fiskale i anomalisë që përjetuam.

Por nëse zgjidhje ligjore nuk do të ketë, dhe përfituesit më të mëdhenj të këtyre 8 viteve do shohin veten edhe me taksa të përgjysmuara, rotacioni i mundshëm i pushtetit mund të përfundojë me një amoralitet të madh.

Natyrisht është jashtë kompetencave të mia të sugjeroj se ç’mund të bëjë PD me taksimin e atyre që i ka etiketuar si oligarkë. Nëse duhet aplikuar një tatim jo i zakontë për ata që kanë përfituar nga paratë publike, apo duhet zgjedhur një rrugë tjetër, kjo është në tagrin e ekspertëve fiskalistë ta tregojnë.

Eshtë gjithashtu non sens ti kërkosh një partie liberale të djathtë një taksë progresive dhe me përqindje shumë të lartë për super të pasurit.

Por, ajo që mund të thuhet me siguri është se taksa e sheshtë 9%, është dhurata më e madhe që mund tu bëhet oligarkëve të Ramës nga një ndryshim i pushtetit.

Ajo do të thellojë pabarazitë sociale dhe ekonomike dhe do ta shndërrojë rotacionin në një farsë të transferimit të më të pasurve nga njëri kryeministër tek tjetri.

©Lapsi.al



22 Comments

  1. Sali Berisha: ndyrësirë, qelbësirë, orgji, kërmë, lëtyrë, vrasës, narkotrafikant, drogaxhi, hajdut… janë fjalët më të përdorura prej tyre.

    Sali Berisha, një mjek i djallëzuar zemre e di mirë se materiali i servirur si ushqim për njerëz që mendojnë nga mesi e poshtë, pra me instikte, u ngjall frikën kundërshtarëve politikë. Prandaj, duke nisur që me shkrimet anonime në RD-në e viteve ’90 e deri më sot sa ishte në Kuvend, nëpër media e rrjete sociale, u ofron militantëve dhe të ngjashmëve çorbën që e kanë dëshirë ta mbllaçisin e ta përshtyjnë edhe më fort se ai.

  2. Boll na cate trapin me sofizma mbi llojet e taksave. Shikoni rezultatet. A ul pabarazia me taksen progresive? Aspak. Biles u be me keq. Ne keto 8 vjete u mblodhen shume me teper taksa se ne kohen e Berishes dhe gjithashtu u mor borxh dyfish. Ku perfunduan? Personalisht jam per takse progresive por thembra e Akilit mbetet perdorimi i tyre. Ne nje shtet te shpartalluar dhe per me teper te marre peng nga hajdutet rilindore nuk ka shans per rishperndarje te drejte apo efektive. Atehere lereni ujin te qarkulloje lirisht dhe futini duart sa me pak.te jete e mundur. Sa me pak ti fusin duart ne xhepat e qytetarit aq me mire do te jete.

  3. Kam idene qe Andi kesaj radhe eshte ngaterruar. Tatimi 9% nuk ka lidhje me oligarket. Kush ka marre PPP korruptive do hetohet po se kuptoj pse duhet te pengohet nje sipermarres me taksa kot?! Pabarazine e krijoi taksa progresive Andi ndersa pergjigjen e krijon nje tjeter lloj takse!

  4. Meqë antikapitalistët e kanë shumë marrak taksën e sheshtë, hesapi është shumë i thjeshtë.
    Nëse një familje e varfër ka të ardhura që nuk mund ta përballojë jetesën, ajo jo vetëm që nuk paguan taksë, por edhe ndihmohet me ndihmë sociale.
    Një familje që jeton me një biznes të vogël familjar që shkon deri në 300 euro të ardhura në muaj, do të paguaj një taksë me 0/9%, pra afërsisht dy euro
    Një familje me një biznes që nxjerr 500 euro në muaj, me 9% taksë do të paguaj 45 euro.
    Biznesmeni “kapitalist” që nxjerr 100 mijë euro në muaj , do të paguaj 9 mijë euro taksë, aq sa është taksa e 100 “të vatfërve”.
    Biznesmeni i pasur në këtë rast, vërtetë mer 91 mijë euro, por me këto paguan më së paku 100 puntorë.
    Shto këtu dhe investimet për biznesin, mund ti ngelen 5-6 mijë euro me të cilat natyrisht siguron një jetë komode, por edhe mund të kursejë për ta zgjëruar biznesin e të marë në punë të tjerë puntorë
    Pra proporcioni i taksës rritet në vartësi të të ardhurave njëlloj për të gjithë.
    Marksistëve ju ka ngelur ora në mashtrimin e sistemit enverist kur pretendohej se nuk kishte taksa e se arsimi, shëndetësia e disa shërbime publike ishin falas.
    Po sa merte mesatarisht shqiptari si pagë mujore ?
    Rreth 15 dollarë maksimumi në muaj kur produkti i punës së tij ishte njëzetfish më i lartë sesa paga.
    E pra ky njëzetfish i punës së pa paguar a nuk ishte edhe një taksë e padeklaruar njezetfish më e lartë ?
    Kjo për rrogtarët e qytetit, kurse për fshatin gjendja ishte akoma më tragjike, pasi në shumë kooperativa bujqësore , fshatari ropatej tërë ditën vetëm për 20 lekë të vjetra. duke u detyruar të blente edhe prodhimet ushqimore që prodhonte në tokën e tij.
    Është krejtësisht tjetër që të dënosh korrupsionin në bizneset e mafies, me taksa progresive jo fikse por sipas interesave e lidhjeve të politikës me mafien, e tjetër gjë kapitalizmi i mbështetur në shtetin ligjor.
    Ka edhe vende të fuqishme kapitaliste ku veprohet me taksa progresive, por kjo ndodh në ato vende ku ka kompani të fuqishme ku luajnë biliardat e jo për biznesmenët shqiptarë ku të ardhurat vjetore nuk arijnë milionin.
    Mandej të mos harojmë se sa më shumë miliarderë të ketë një shtet, aq më shumë të punësuar ka, e aq më më të larta janë pagat mesatare e aq më shumë ka mundësi buxheti i shtetit për të ndihmuar me ndihma sociale njerëzit e varfër. Ka shumë multimiliarderë që përveç taksave të larta në miliona që paguajnë, japin donacione me qindra milionë, si për shtresat në nevojë, ashtu edhe për projekte të zhvillimit.

  5. Bushat teme e koklavitur me gjeneralizime e dogmaticizem nga te dya anet. E para te majtet ne Shqiperi qe artikulli tjeter i quante marksiste bejne gabim qe shtrojne ndasite e klasave ne shoqeri sic shtrohen ne cdo vend tjeter. Cdo kohe e vend ka ndasi klasash te ndryshme, dikur ndaheshin ne disa vende si feudal diku dhe dikur tjeter si aristrokaci e shtrese e ulet e me rradhe. Shqiperia ndryshe nga Evropa apo Amerika qe kane oligarki te trasheguar, nuk vuan nga oligarkia kapitaliste sepse nuk ka te tille, ka ndonje Zamir Mane a ndonje Kastrat qe kurre nuk kane paguar taksa as te sheshta as progrsive. Taksat ne mbare boten paguhen kryesisht nga shtresa e mesme dhe e varfer. Ne Shqiperi klasat shoqerore jane dy. Paria e pasur qe ben dhe biznesin dhe politiken bashke, pra bejne dhe ligjin dhe parane dhe biles dhe aktivitetin kriminel, nuk kane nevoje te financohen ne sherbim te kapitalit sepse kontrollojne vete cdo gje, dhe klasa e varfer qe eshte ne meshire te fatit, me nje pakice te paperfillshme biznese te vogla. Ne kete menyre akuza se Basha kerkon te mare “oligarkine” duke ofruar takse te ulet nuk qendron per arsyet e mesiperme, nje se nuk ka oligarki kapitaliste Shqiperia, paria jane dhe politika dhe biznesi dhe kriminaliteti te njejtet, dhe dy se ata te pakte qe mund te konsideroheshin si “oligark kapitalist” nuk kane paguar as nje qindarke ose ne me te keqen kane deklaruar fitime fiktive dhe kane paguar 10 fishin me pak. Si tju ofroj Basha si mos tju ofroj takse te ulet prape njesoj nuk do paguajne.
    Pika e dyte per taksimin dhe pabarazine. Eshte thjeshtezim dogmatik te mendosh se duke ulur apo ngritur taksat mund te shperbesh pabarazine. Me shume se sa perqindja e taksimit cfare e ben Evropen te sukseshme eshte cilsia e takses dhe ndertimi i politikave socjale. Dhe kjo eshte pasoje e politikes se mirendertuar me ligje te mirendertuara. Te themi sikur neser Basha te deklaronte takse 85% si Rosevelti, mendon nejri se do ndryshonte dicka? Nqs cilsia e ketyre taksave nuk do te qe e mire, pra nuk do te shkonte ne sherbime socjale cilsore etj, atehere do te shnderrohej vetem ne barre e korrupsjon sic eshte shnderruar taksimi 10% apo 25% me ndryshimin e vetem se ky me 25% pretendon te vjedhe me shume. Arsyet e pabarazise socjale jane pa fund, dhe taksat jane nje prej atyre arsyeve por jo doemos e vetmja.
    Taksa 9% e Bashes pa dyshim e ka nje qellim, dhe mendimi im eshte qe Basha e para e thote per te bere fushate, do te jete e veshtire dhe mendoj e pa realizueshme sepse nuk e lejojne BE dhe kreditoret, por ne rast se kembengul dhe e ve ne zbatim arsyeja e vetme eshte te ktheje Shqiperine ne ndonje bicim Qipro jo nga cilsia e jeteses por me shume ne nje pike ku te parkohet kapitali i zi o per perfitim te vetin o per te manipuluar shifrat duke treguar se sa investim po futet e me rradhe, si puna e Irlandes ne krize ekonomike dhe me GDP ne rritje sepse llogarisin parate qe parkon Apple Google etj, ne Irlande si pjese e GDPse. Fajtoret e gjendjes se mjeruar te Shqiperise jane politikanet e 30 viteve nuk jane as Kastrati as Zamir Mane, por jane keta qe zbriten nga malet e fushat me corape te grisura dhe sote ata dhe femijte e tyre jane multi miljarder me pasuri te parkuar neper vende te evropes qe nuk i dime dhe skemi per ti ditur dote vetem kur i lexojme ne Wikileaks apo Panama Papers. Kjo eshte paria e Shqiperise nuk jane oligarket e as feudalet por disa palo spordhjak injorant e tradhetare njerez te felliqur qe nuk mendojne kurre per te tjere por vetem te mbushin xhepat e tyre. Kjo eshte ndarja e klasave ne Shqiperi ne paste marksiste qe kerkojne te bejne argument marksist ky eshte i vetmi argument rreal, cdo gje tjeter vetem se ndihmon te zhvendos fajin nga keta tek grupime okulte pa emer e pa adrese.

  6. O Zot ku arrin naiviteti! Tani Bushati thote qe menyra per te ndeshkuar kriminelet biznesmene qe kane vjedhur eshte taksimi i larte i te gjithe bizneseve. Leket e vjedhura nuk merren me taksa mer bole. Shumica e tyre kane fluturuar me valixhe e me transaksione bankare dhe shulin e ha po i ndershmi. Pastaj, parmisht nese ben nje shpikje zululandi dhe thua do paguajne 20% vetem oligarket(ata qe marrin leke nga shteti) kujt kujton se do i faturohet taksa? Normal qe prap shtetit. Taksa te uleta vlla, te pakten te shpetoje i ndershmi.

  7. nuk ka nevoje per shume filozofi! nese taksat perdoren di duhet pabarazia ulet, nese taksat perdoren per PPP e cila i jepet olikarkeve pabarazia rritet..pra nuk eshte shumme e rendesishme sa eshte taksa por si perdoret!

  8. Te pasurit nuk paguajne as 23 % as 9% por vetem 0% se ato e manipulojne bilancin e kompanive qe te dale me humbje si psh, Bankers Petroleum etj. Dmth % ka rendesi vetem per te ashtuquajturen shtrese te mesme qe ka rroga te deklaruara dhe per gjith fukarenjte e tjere kur shesim e blejne shpine me fitim.

  9. O Andi o Kalem-Kallami! Je bere edhe ti nje Ben-Blush i vockel! Po si more koqe qenka pabarazi taksimi i sheshte ?! 9% do aplikohet shumen e lekeve qe perfaqesojne te ardhurat dhe 1 femije ne klase te 4 e di qe 9% i rroges 600 mije (leke te vjetra) eshte ku e ku me pak se 9 % i 100 milioneve qe perfaqesojne te ardhurat mujore te nje kompanie te madhe! Pra cdo gje eshte ne proporcion te te ardhurave ska pabarazi o idjot! Pastaj aplikimi i takses 9% do nxite investimet e huaja qe do joshen nga rregullat e shtetit pra kompani serioze dhe te ndershme se me taksim 80% vetem firmat vendase PPP, ato qe ndertojne me 20 milione euro kilometrin e rruges dhe ata qe riciklojne parate e droges do mbijetojne! Kaq idjot je qe shpreson te mjegullosh fushaten e Bashes duke thene qe ka pabarazi?!

  10. Duhet ndarë modeli i kapitalizmit anarshist mafioz selektiv në një qeveri të korruptuar që nuk e respekton shtetin ligjor demokratik, me kapitalizmin që respekton shtetin ligjor e barazinë e cilitdo biznesmeni apo qytetari në vjeljen e taksave.Derisa pranojmë që Shqipëria gjatë këzyre viteve të qeverisjes së Ramës , u kthye në Kolumbinë e Europës e ku paraja më e madhe që qarkullon , burimin e ka tek trafiqet e drogës, nuk ka sepse të keqen ta shohim tek kapitalizmi si sistem, por me abuzimin me kapitalizmin mafioz.
    E para gjë që duhet bërë, është që të hiqet dorë nga mendësia marksiste se të gjithë biznesmenët janë njëlloj “oligarkë e banditë”,që shfrytëzojnë “kllasën puntore”.
    Taksa selektive progresive tepër e komplikuar e aspak transparente, veçanërisht me një sistem demokratik kapitalist të pa konsoliduar, krijon kushtet për abuzime të mëdha korruptive.
    Veç kësaj, kjo lloj vjelje e shumëllojtë selektive e taksave, i sjell buxhetit të shtetit humbje të mëdha se kërkon një ushtri të madhe “taksidarësh” të korruptuar duke e fryrë aparatin administrativ.
    Taksa e barabartë në përqindje për të gjithë qytetarët, apo taksa e sheshte siç njihet, duke qenë e ulët, krijon iluzionin se do ta boshatisë buxhetin e shtetit, por nuk është ashtu. Është krejtë e kundërta.
    Në kushtet e dixhitalizimit të të ardhurave për të gjithë qytetarët, kjo taksë nuk do të përjashtojë askënd e së dyti, do të zvogëlojë në maksimum ushtrinë parazitare të taksidarëve të korruptuar.
    Me taksën selektive progresive, krijohet iluzioni se duke ju marë kapitalistëve taksa shumë të larta, kemi evituar kështu shfrytëzimin e qytetarëve të varfër prej tyre.
    Por nëse kemi një qeveri të korruptuar, pikërisht biznesmenët e mafies do të jenë ata që do të taksohen më pak.
    Askush në Shqipëri nuk e di se sa taksa paguajnë saktësisht biznesmenët e mëdhej, sepse edhe nëse ju mern miliona euro taksa, disa prej tyre në mënyrë korruptive ju rikthehen nëpërmjet PPP e koncesioneve abuzive qindra milionë që dalin nga buxheti i shtetit.
    E pra një taksë e njëllojtë në përqindje dhe transparente, e kontrolluar me një regjistër elektromik e jo me taksidarë të korruptuar, do ta evitojë ate që thotë Bushati, “eksportimin e të pasurve nga Rama, tek Basha”.

  11. Kush ka marre PPP dhe koncesione ne menyre abusive sic jane gati te gjitha, duhet te paguaje per vjedhjen dhe demin qe ka bere.
    Taksa 9% eshte per 99% te bizneseve te tjera qe mezi mbahen ne kembe. Mire se te vij kjo takes.

    Pastaj 9% e ka Mali I zi qe vlon nga investimet e huaja perse jo Shqiperia.

  12. Taksat e larta i paguan shtresa e mesme e lartë (ata që kanë punuar me djersë gjithë jetën për të arritur aty ku janë: dentistë, mjekë, programues, arkitektë, inxhinierë etj.). Qoftë me taksë të sheshtë, qoftë me taksë progresive, ata që punojnë fort dhe me nder për të zhvilluar shoqërinë do paguajnë më shumë. Të pasurit nuk paguajnë taksa (dhe kjo është e ligjshme)! Lexoni naj libër…

  13. Arrestimi i tyre është bërë pranë Fakultetit, teksa i janë gjetur edhe një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

    Pedagogu i arrestuar në Korçë raportohet se është Kordinator i LSI Korçë.

    Ai ka foto ku shihet krah presidentit Ilir Meta dhe përfaqësues të tjerë të kësaj force politike.

  14. Ky prokuror ka takuar katër herë Sali Berishën dhe i ka dëshmuar shumë gjëra duke pasur besim se ky është miku i Azemit, por deri më sot Berisha nuk e ka hapur gojën. Truproja i Azemit, Neza, sot është në azil politik. Ai i ka deklaruar Sali Berishës dhe Ylli Rakipit me kasetë i regjistruar për konfliktin me armë dhe debatet me Azemit në momentet para vrasjes.

    Atë kasetë e ka ende sot Sali Berisha. Ku është pse nuk e dorëzon kasetën? Sot, ky mik i madh i Azemit, që i ka bërë qindra sulme, merr këshilltar të tij Neritan Cekën, njeriun që na bëri 7 atentate kur ishte ministër i Rendit. Merr ministër të Mbrojtjes Arben Imamin, gjenerali i bandave të 97-ës. Pra, të gjithë organizatorët, atentatorët e Azem Hajdarit janë në kolltukët politike, drejtësia nuk ekziston sepse vetë këta pushtetarë e kanë vrarë drejtësinë.

  15. Unë me një buzëqeshje i thashë: “Bacë ne do hyjmë gjithnjë aty ku njerëzit na duan”. I hipim makinës dhe pamë se Pallati i Kongreseve ishte rrethuar me 300 forca policie, që Azem Hajdari të mos hynte brenda. Për ti rënë shkurt, ne të armatosur e çamë postbllokun dhe e futëm Azem Hajdarin në sallë.

    Byroja politike akoma nuk kishte arritur në sallë. Pasi hymë në sallë gjeta ca lepuj të Partisë Demokratike që ishin rreshtuar në rreshtat e parë e po prisnin byronë. Njërin prej tyre e kapa, e çova me dhunë dhe aty ula Azemin. Pastaj shkova e kontrollova nëse ishte parashikuar në protokoll që të fliste dhe Azem Hajdari. Normalisht nuk ishte parashikuar. Me mjete “demokratike” e shënuam që Azemi do merrte fjalën i treti.

    Pas 12 minutash mbërriti byroja, me një pamje si të Adil Çarçanit me shokë, ku mbërriti Tritan Shehu me ish-sigurimsat, pastaj mbërriti dhe Sali Berisha. Pasi folën dy kryetarët e byrosë, i treti e mori fjalën Azem Hajdari. E bëra gjithë këtë përshkrim për t’iu treguar pjesën e fjalimit të Azemit.

    Azemi iu tha: “Dëgjoni ju tavolinë e krekosur dhe e dhjamosur me një popull fukara dhe të rrënuar nga komunizmi. Unë jam Azem Hajdari, djali i Shpend Hajdarit. Baba im ka qenë komunist dhe unë e kam për nder që jam i biri i tij. Por në vitet 90’ unë i rrëzova idealet e babës tim, e rrëzova Enverin. Por sot ka një fatkeqësi kombëtare, që ju i keni dhe vazhdoni ti keni ato ideale që kishte baba im. Ky është turp dhe tradhti kombëtare. Kjo nuk është PD-ja që populli donte ta kishte në pushtet. Kjo është një ngjallje dhe pasurim i komunizmit”.

    Më pas salla u ndez dhe të gjithë i puthnin duart Azemit. Kjo ishte goditja e parë agresive në vitin 1994 në Pallatin e Kongreseve.

  16. mobilizimin dhe armatosjen e militantëve të PD për të luftuar në Fier dhe Vlorë, lëvizjen e tankeve nga Zallherri drejt Vlorës etj. Urdhrat janë firmosur nga Sali Berisha ish-president, Leonard Demi ish-deputet dhe ambasador i Shqipërisë në NATO deri në 2017, Bashkim Gazidede ish-kreu i SHIK-ut famëkeq, Sheme Kosova ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Adem Çobanit që zëvendësoi Sheme Kosovën, Halit Shama ish-ministër i Brendshëm dhe Safet Zhulali ish-ministër i Brendshëm.

    Operacioni për shtypjen e revoltave popullore për shkak të firmave piramidale është iniciuar me urdhrin nr. 25 datë 26 janar 1997 të Presidentit Sali Berisha për përdorimin e ushtrisë në qytetet e Jugut. Në vijim, në 10 shkurt ’87, ministri i Brendshëm Halit Shamata, me shkesën nr. 8, kërkon transportues të blinduar nga Ministria e Mbrojtjes. Në 1 mars ’97, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Sheme Kosova firmos urdhrin numër 25 për lëvizjen e tankeve të Zallherit në drejtim të Fierit me synim Vlorën. Në këtë kuadër, sipas raportit të komisionit hetimor, gjatë periudhës 25 janar ’97 deri në 9 mars ’97, ministri i Brendshëm Safet Zhulali firmos 23 urdhra për përdorim të avionëve për bombardim të mjeteve të transportit, duke përfshirë edhe zonën e burgut të Bënçes,

  17. Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se procesi skandaloz i “përzgjedhjes së kandidatëve”, është prova që tregon planin e Lulzim Bashës, për të shkatërruar PD-në.

    “Partia Demokratike qe drejtoi rrezmin e komunizmit ne 1990 detyron kandidatet per “kandidate per deputete” te nenshkruajne nje deklarate te tipit kinez maoist gjate procesit te perzgjedhjes!

    Perbetime komuniste si keto vetem kandidatet per anetar partie te PPSH-se mund te kene bere ne Shqiperi! Nje turp per ata qe e kane perpiluar dhe ofruar per nenshkrim atyre qe ende besojne tek ky lidership “idiot”! Fatkeqesisht nuk mund tu vesh asnje emer tjeter!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *