• |
ide | kryesore

Anullohet ceremonia e çmimeve Nobel

-Instant, Paparazzi, Slider



Nuk do të ketë ceremoni çmimesh Nobel këtë vit në Stokholm dhe arsyeja është e qartë – pandemia. Ceremonia e Çmimeve Nobel, për herë të parë pas më shumë se 50-vjetësh, është anuluar për shkak të përhapjes së koronavirusit në gjithë botën.

“Fituesit do të shpallen vetëm në internet për shkak të pandemisë”,- thuhet në deklaratën e sotme të Fondacionit Nobel, i cili administron ndarjen e çmimeve prestigjioze. Hera e fundit që kjo ceremoni është anuluar ishte në vitin 1956, gjatë protestës ndaj pushtimit të Bashkimit Sovjetik në Hungari. Po ashtu, ceremonia është anuluar edhe gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore.Çmimet për arritjet në fusha të tilla si shkenca, letërsia dhe paqja u krijuan dhe u financuan me vullnetin e shkencëtarit dhe biznesmenit suedez Alfred Nobel, që nga viti 1901.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *