• |
ide | kryesore

Arbana Osmani flet mbi moderimin e “Dua të të bëj të lumtur”

-Instant, Paparazzi, Slider



Si çdo vit, edhe kësaj here sezoni i ri i emisionit “Dua të të bëj të lumtur” do të nisë transmetimin në ekran në muajin janar.Ditën e sotme, Arbana i ka kërkuar publikut shqiptar të dërgojë historitë personale në adresën e saj apo email-in e programit, teksa i ka mundësuar ndjekësve t’i bëjnë pyetje lidhur me emisionin.
Sigurisht, çfarë i ka bërë kuriozë të gjithë është të dinë nëse Arbana do të jetë në krye të emisionit këtë vit duke moderuar, apo do të merret me bebushin meqenëse është në pritje të ëmbël.

“A do prezantosh ti sërish apo do merresh me bebushin? Ps: Je një mami shumë cute!”- i shkruan një ndjekëse, të cilës Arbana s’ka vonuar t’i përgjigjet, duke na shuajtur kuriozitetin të gjithëve.

Për sa kohë gjithçka të shkojë mirë dhe shtatzënia të jetë e mbarë, moderatoren do ta shohim edhe këtë sezon në ekran.

“Do ta prezantoj unë, nëse shkon çdo gjë mirë”- shkruan Arbana, e cila është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *