• |
ide | kryesore

Basha takim me mjekët: Vendi në prag katastrofe prej pandemisë së Covid 19

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha zhvilloi një takim në selinë e  PD-së me mjekët  duke prekur kryesisht situatën e vështirë që po kalon vendi ynë nën ndikimin e COVID-19.

Ai tha se situata në vendin tonë është në prag të katastrofës për shkak të pandemisë. . Basha tha se qeveria shqiptare duhet të zgjohet nga narkoza, sepse nuk do të kemi një valë të dytë por jemi akoma në valën e parë.

“Kemi kërkuar që të merren masa, me qëllim shmangien e mbivendosjes me Covid. Simptomat të gripit paraprak e COVID-it janë të njëjta. Kërkuam testim për mësuesit, nuk na dëgjoi njeri. Mësuesit në Kosovë janë testuar, kanë një mënyrë të rregull periodike. Askush se mori parasysh këtë. Situata paraqitet në prag të katastrofës. Kjo mbledhje nuk është pe parakohshme, jemi futur në garë me kohën. Është e pafalshme që 6 muaj pas nisjes së pandemisë askush, as ju si mjekë, s’kanë asnjë informacion se çfarë masash janë marrë dhe çfarë dështimesh janë nxjerrë. Kaq e pranojnë nën zë dhe autoritetet më të larta të qeverisë. Njerëzit po flasin për një valë të dytë, s’ka valë të dytë. Jemi në bishtin e valës së parë. Ju kërkoj që e gjithë ekspertiza dhe konstatimet që kemi bërë gjatë kësaj kohe, të përfundoj në një dokument konciz pune, një plan veprim që do t’ia paraqesim politikisht si opozitë qeverisë. Pavarësisht se çfarë ka ndodhur deri tani, nuk është momenti të ngremë gishtin. Për t’i zgjuar nga narkoza e thellë ku ka rënë qeveria, ministria e Shëndetësisë, ku prevalon jeta e njerëzve. Ka kohë për t’u marrë me përgjegjësitë e deritanishme dhe të këtij momenti”, tha Basha gjatë takimit.



1 Comment

  1. Udhëheqësit kanë marrë të drejtën që t’i bëjnë gjyqin dhe të falin njëri- tjetrin. Prej më shumë se një dekadë, presidenti Berisha ka denoncuar presidentin Meta se ‘ka fshehur dy kufoma’ në Malin me Gropa; por pas kësaj janë bërë miq. Vetë Meta ka akuzuar Berishën. Ish- presidenti ndodhet nën akuza për ‘vrasje’, sot u raportua se do të thërritet si dëshmitar në çështjen e Azem Hajdarit. Vetë kryeministri aktual ka pasur fatin e zi që të qëndrojë me orë të tëra me ‘4 snajperë në kokë’ një prej tyre nga kryeministri i radhës’. Kryeministri i ri që pritet të vijë në fron është vetë i akuzuar për vrasje. Lul Basha është autor potencial i vrasjes së katër protestuesve në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’Kush jane mjeket qe basha beri takimin ne foto eshte lulzimja vetem si perhere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *