• |
ide | kryesore

Betohet në ceremoni të fshehtë për herë të 6-të si president i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko

Lajme, Të fundit

Aleksandër Lukashenko është betuar për herë të 6-të si president i Bjellorusisë. Lukashenko ka 26 vite në pushtet dhe për herë të parë pushteti i tij po lëkundet nga protestat masive që kanë shpërthyer në një vend si Bjellorusia. Lukashenko është betuar në një ceremoni të fshehtë pa asnjë njoftim.


Fillimisht u pretendua se presidenti i fitoi me 80% të votave, por opozita bashkë me mijëra qytetarë u hodh në shesh, për shkak se akuzonte presidentin bjellorus për manipulim të rezultatit. SHBA dhe BE janë bashkuar për të vendosur sanksione ndaj tij, por Lukashenko me mbështetjen e Rusisë ka paralajmëruar reciprocitet teksa brenda vendit ka arrestuar qindra protestuar dhe dëbuar disa prej figurave kryesore të opozitës.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu