• |
ide | kryesore

Betohet në ceremoni të fshehtë për herë të 6-të si president i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko

Lajme, Të fundit



Aleksandër Lukashenko është betuar për herë të 6-të si president i Bjellorusisë. Lukashenko ka 26 vite në pushtet dhe për herë të parë pushteti i tij po lëkundet nga protestat masive që kanë shpërthyer në një vend si Bjellorusia. Lukashenko është betuar në një ceremoni të fshehtë pa asnjë njoftim.

Fillimisht u pretendua se presidenti i fitoi me 80% të votave, por opozita bashkë me mijëra qytetarë u hodh në shesh, për shkak se akuzonte presidentin bjellorus për manipulim të rezultatit. SHBA dhe BE janë bashkuar për të vendosur sanksione ndaj tij, por Lukashenko me mbështetjen e Rusisë ka paralajmëruar reciprocitet teksa brenda vendit ka arrestuar qindra protestuar dhe dëbuar disa prej figurave kryesore të opozitës.



2 Comments

  1. Sa keq qe Bjellorusia nuk ka myslymane te bente ca bombardime humanitare Natoja qe ti shpetonte nga diktatori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *