• |
ide | kryesore

Denoncimi/ ‘Do ma ndërtonte shtëpinë një shoqatë e huaj, shteti kërkon 5 mijë euro për lejen’

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Disa banorë të Bubqit i shfaqën shqetësimin për gjendjen e tyre pas tërmetit shkatërrimtar ish-deputetes së PD-së Orjola Pampurit.

Martin Jaku, kryefamiljar, ka qysh prej tërmetit të parë në 21 shtator, së bashku me familjen e tij prej 7 pjesëtarësh që jetojnë në çadra. Përpos mungesës së ndihmës nga shteti, ai thotë se institucionet shtetërore kanë qenë pengesë për ndërtimin e shtëpisë së tij, që do t’ia bënin disa fondacione fetare, pasi tek bashkia i kanë kërkuar 5 mijë euro për lejen e ndërtimit.

Martin Jaku: Jam Martin Jaku, banues i fshtait Mallkuç, lagjja Tarin. Në muajin shtator ra tërmeti dhe më shkatërroi shtëpinë, edhe më erdh komuna. Do të marrësh inxhinierin. I shkrujta inxhinierit, inxhinieri nuk më erdhi. Ditën e fundit vjen inxhinieri te një shtëpi këtu me një fjalë, se ka shtëpiat në Mazhe ai, ka 3 shtëpia, i ka bërë vetë, dhe më tha mua nuk marr urdhër nga ty, marr nga kryetari i komunës. Ore kam shkrujt emrin. Ore nuk vij, tha. Tani mu më tahnë ca të fesë, me një fjalë, që mund të më ndihmojnë për shtëpinë, e kështu, se shkoi vonë. Edhe shko, duam leje ndërtimi tha. Duam një leje ndërtimi tha, se inxhinierët dhe ustallarët i biem nga jashtë shtetit. Edhe unë atë ditë çova gruan me vajzën, se isha i angazhuar me punë. Shko atje në bashki e tha ne nuk na e kanë pru zyrtare. Leja e ndërtimit bënë 5 mijë euro. Edhe unë fola me këta. Unë tha të jap paret ty o Martin, të bëj shtëpinë ty, e nuk mund t’i jap 5 mijë euro shtetit!

Orjola Pampuri: Domethënë kushtet janë këto që janë, këto që shohim ne?!

Martin Jaku: Këto që janë…

Orjola Pampuri: Këtu ti jeton me fëmijët, me bashkëshorten, tani vjen dimri…

Martin Jaku: Jam vetë i 7-ti. Unë vetë i 5-ti, 2 motrat 7. Jemi katandisur kështu dhe nuk kemi asnjë shpresë, e themë publikisht këtu. Të më kishte dhënë paret, e kisha bërë shtëpinë unë, edhe më fundërrina në fshat e kishte bërë shtëpinë!

Edhe amilja e Indrit Prenit tregoi për situatën. Ata jetojnë në kontenier që prej 26 nëntorit të vitit të shkuar kur tërmeti u dëmtoi rëndë banesën. Gruaja e tij thotë se deri më tani nuk ka shkuar asnjë për t’u thënë se çfarë do të bëhet më shtëpinë e tyre. Por megjithë hallin e shtëpisë, ajo thotë se hapësira që ka kontenieri është shumë e vogël për 5 anëtarë të familjes, për të bërë kujdes edhe nga pandemia.

Indrit Preni: Jam Indrit Preni. Siç e shihni vetë, mbrapa tërmetit ç’kanë ardhë në fillim të tërmetit, kanë 9 muaj gati 1 vit, s’është t’u pa kush më as nga Bashkia as nga Komuna. Bashkia ma ka nxjerrë DS4.

Desilda Preni: Që ditën e tërmetit, domethënë që kur ka rënë tërmeti, ne jetojmë në atë kontenier, që na e kanë sjellë por me kushte të vështira. Deri tani s’kemi parë gjë, për shëmbull me ardhë me na thënë do bëhet këtu apo do bëhet atje, po qef prej vendit tim nuk kam me lëviz prej këtu.

Orjola Pampuri: Po ndërkohë kërkohen të merren masa për higjienën, ndërkohë në atë vend ku ju jetoni ishte aq i vogël sa vetëm masa higjiene…

Desilda Preni: Me atë po përpiqemi t’i mbajmë sa më pastër.

Orjola Pampuri: Po ndërkohë që 5 veta në një çadër është e vështirë…

Desilda Preni: E vështirë është po ça të bëjmë..



5 Comments

  1. Ankohu o shqiptar per Serbin, grekun apo pipi çorapegjaten, por ja ku e ke armikun! Armiku jemi ne, ata qe votoni per nje thes miell e pastaj te kerkojne 5 mij euro! Na e nxit jeten, na bete kete vend ferr ne qiell te hapur!
    Zoti ju mallkofte brez pas brezi!

  2. Ku ankohesh mor i shkret e pa mend ?! te pampuri copa mishit me dy sy qe i dh…a masken injorantes dhe floket e krehura. Ato sjan as per vehten e tyre mor daj. Leri para pasqyres gjith diten e je ne rregull. Hipokrite sherbyse pa shtyll pa ….pa asgje. krih flok dil ne televizor …

  3. YMER GELBAZA E PUBLIKOJ DOSJEN E EDI RAMES DHE INFO SE GREG KRISTAQ RAMA ESHTE VELLA I EDI RAMES DHE OLSI RAMES thotë:

    NDERSA EDI RAMA I JEP TOKE NE MES TE TIRANES CARLO BOLES BOLINO ME NJE €1 EURO ,DUKE VJEDHUR BASHKE DHE DUKE LEHUR SI ZAGAR CARLO BOLJA BOLINO DHE YMER GELBAZA KELLIRA DHE KOL SALLAKU SKYPE

  4. Tashti e zgjidhe problemin plako. Keto pamje ne Kandahar apo siri jane marre se nuk kuptohet mire. Votoni prape Ramazonit se me keq do tjua fusi

  5. O mortja shtetin e politikanet e ketij vendi dhe ata qe shesin voten mos e befshin piken e hajrit.
    O shqiptare ne dore te kujt jeni rene.
    A Ka turp me te madh
    Po’ Ca’ leje do ti mor qyq
    Ti do ndertosh aty ku ke qene
    Dhe vrapo te votosh prape.
    Bojkot ,bojkot ,bojkot asnji te mos shkoje ne votime
    Politika eshte bere si pazari i Rroskovecit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *