• |
ide | kryesore

Fansat nisin peticion, kërkojnë që Rihanna të jetë kryetarja e shtetit të Barbados

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi fansat e Rihanna-s kanë nisur një peticion ku kërkojnë që këngëtarja të zëvendësojë Mbretëreshën si kryetarja e ardhshme e shtetit të Barbados.

Qeveria e ishullit njoftoi javën e kaluar se kanë vendosur që ta lënë të shkuarën koloniale tërësisht mbrapa në vitin 2021, kur të heqin Mbretëreshën si kryetare e shtetit, në mënyrë që të ndahen përfundimisht nga qeverisja britanike.Në fjalim, kryeministrja Mia Mottley konfirmoi se shteti do të vendosë një kryetar shteti nga Barbadosi.“Me anë të këtij veprimi ne kemi qëllimin që të tregojmë se cilët jemi dhe çfarë mund të arrijmë”, tha ajo.Pas këtij lajmi fansat kanë kërkuar që Rihanna te jete udhëheqësja e vendit.“Urime Barbadosit për këtë nismë. Është koha që mbretëresha legjitime, Rihanna, të ulet në fronin e saj”, shkroi një përdorues i Twitter.“Rihanna nuk ka publikuar këngë të reja sepse do të jetë mbretëreshë e Barbadosit pasi Elizabeta të largohet”, tha një tjetër.“Vendosni Rihannan si kryetare të shtetit”.“Po jua themi tani. Rihanna mbretëresha e re e Barbados”, vazhduan të tjerët.Në anën tjetër, një pjesë e fansave nuk ishin dakord pasi nese Riri zgjidhej, ajo do largohej nga muzika dhe se të gjithë tashmë po presin për albumin e nëntë të saj.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *