• |
ide | kryesore

Foto e frikshme e Carrasco: gruaja e vetme që ka mundur meshkujt mbi motor tregon shenjat e operacionit

-Instant, Sport



Ana Carrasco është bërë gruaja e parë që ka mundur kolegët meshkuj e fitoi një titull kampion në motociklizëm (Supersport 300 në 2018). Pilotja spanjolle, këtë vit ka mbetur viktimë e një rrëzimi të tmerrshëm, që rrezikoi ta linte të paralizuar për shkak të frakturës së disa vertebrave. Për fat, pilotja e Kawasaki sheh më në fund dritë në fund të tunelit, edhe pse imazhi i postuar të lë të tronditur. “Thonë se ajo që nuk të vret të bën më të fortë. Mirë, ne jemi këtu, plot dëshirë për tu kthyer më të fortë se kurrë”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *