• |
ide | kryesore

Futi nën rrotat e makinës komshien dhe i theu këmbët, Gjykata e Shkodrës lë në burg Hilë Simonin

Lajme, Të fundit



Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 50 vjeçarin Hilë Simoni, i cili futi nën gomat e makinës fqinjen e tij Kaltrinë Hilën duke i thyer këmbët. 55-vjeçarja nga njësia Guri i Zi në Shkodër u aksidentua me qëllim nga komshiu i saj, pas debatit që patën verbalisht, dhe përfundoi në Spitalin e Traumës.

Gjatë deklaratës së tij në seancën gjyqësore, Simoni ka thënë se ngjarja ka qenë aksidentale, pasi nuk ka mundur të kontrollojë mjetin për shkak të rrugës pa standarde. Avokati ka kërkuar masë lehtësuese “arrest shtëpie” pasi sipas tij Hilë Simoni prej 5 vitesh është me sëmundje pulmonare. Gjykata nuk e ka marrë parasysh kërkesën duke e lënë në arrest me burg Simonin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *